minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Toshkovski: Të gjithë qytetarëve që mbushin 18 vjeç deri në ditën e zgjedhjeve do t’ju jepet letërnjoftime - Shqiperia.info

Gjendja e sigurisë në territorin e shtetit është e qëndrueshme, informoi ministri teknik për punë të brendshme, Pançe Toshkovski, pas vizitës së SPB Shkup.

Ai gjithashtu rikujtoi se në prag të zgjedhjeve, MPB u bënë thirrje të gjithë personave që kanë mbushur 18 vjeç, që nesër të drejtohen në pikat e fotografimit për letërnjoftim, dokument që, siç tha, do të përpunohet në afat adekuat dhe do të mund të realizojnë të drejtën e tyre për votim, përcjell “TV21”.

“Nuk bëhet fjalë për numër të madh të qytetarëve. Deri para një periudhe të caktuar ishin rreth 1100 në territorin e vendit, tani janë rreth 500. Ky është numër i rrumbullakuar.

Qëllimisht po i them numrat që opinioni ta dijë që ky numër nuk është i madh, por është numër i cili realisht mund të punohet në një ditë nga aspekti i shtypjes, andaj, për shkak se përafërsisht rreth 4000 letërnjoftime mund të prodhojmë në bazë ditore, vazhdimësia e prodhimit është këtu diku”, tha Pançe Toshkovski, ministër teknik për Punë të Brendshme./Telegrafi/

Toshkovski: Të gjithë qytetarëve që mbushin 18 vjeç deri në ditën e zgjedhjeve do t’ju jepet letërnjoftime appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version