
Bankat në Maqedoni gjatë nëntë muajve të këtij viti kanë gjeneruar mbi 235 milionë euro fitim neto – tregojnë të dhënat e Bankës Popullore. Vetëm brenda tre muajve, nga qershori deri në shtator, fitimi është rritur me mbi 85 milionë euro. Atëherë fitimi i bankave vendase ishte 150 milionë euro. Me këtë ritëm, përfundimi i vitit po i afrohet fitimit vjetor të vitit të kaluar, i cili ishte 283 milionë euro.
FITIMI I BANKAVE VENDORE PAS TATIMIT:
2024 – 283 milionë €
Janar–Shtator 2025 – 235.1 milionë €
Janar–Shtator 2024 – 242.1 milionë €
Të dhënat tregojnë se fitimi i sektorit bankar është ulur me 7 milionë euro, por jo për shkak të uljes së të ardhurave nga kamatat ose provizionet – ato madje janë rritur. Ulja vjen nga rritja e depozitave, pra nga shuma më e lartë e paguar nga bankat për interesa ndaj kursimeve. Për nëntë muajt e vitit 2025, bankat kanë arkëtuar 441.8 milionë euro nga interesat, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kjo shumë ishte 428.5 milionë euro. Vetëm nga familjarët, bankat kanë mbledhur pothuajse 174 milionë euro në interesa.
TË ARDHURAT NGA KAMATAT:
Derisa në shtator 2025 – 441.8 milionë €
Nga familjarët – 174 milionë €
Derisa në shtator 2024 – 428.5 milionë €
Për tarifat dhe provizionet bankare, qytetarët dhe bizneset kanë paguar 145.6 milionë euro. Vjet, deri në shtator, kjo shumë ishte 141.7 milionë euro.
TË ARDHURAT NGA TARIFAT DHE PROVIZIONET:
Derisa në shtator 2025 – 145.6 milionë €
Derisa në shtator 2024 – 141.7 milionë €
Llogaritjet tregojnë se vetëm nga kamatat dhe provizionet, qytetarët dhe kompanitë gjatë nëntë muajve të këtij viti kanë paguar gjithsej 587.4 milionë euro në bankat vendase.
TOTALI NGA KAMATAT + PROVIZIONET, TREMUJORI I TRETË 2025:
= 587.4 milionë €
Provizionet bankare ishin edhe çështja e parë që ngriti Guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski. Ai kërkoi nga bankat t’i ulin këto tarifa, pasi edhe vetë banka qendrore i uli tarifat për ta. Sipas informacioneve të fundit, bankat i kanë reduktuar çmimet e shërbimeve të tyre deri në 50 për qind.(Tv21)





