Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit, ka reaguar ndaj siç thonë ata, mashtrimeve të ministrit të shëndetësisë, Azir Aliu për punësimin e 155 punonjësve shëndetësorë në Spitalin Klinik të Tetovës.

ASH e Taravarit thotë se edhe pse mori përgjigje negative nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor, ministri Aliu vazhdoi “dramën” politike, duke deklaruar se punonjësit shëndetësorë në Spitalin Klinik të Tetovës do të marrin vendime.

“I kujtojmë ministrit se kanë kaluar gati dhjetë ditë nga mbajtja e testimit – ku, përveç punonjësve që presin me vite, ishin edhe shumë militantë të VLEN-it – dhe të gjithë janë mashtruar njësoj. Ashtu siç e paralajmëruam, Azir Aliu ka mashtruar publikisht. Ligji për Zgjedhje, neni 8A, pika 1, paragrafi 3, është i qartë: Nga dita e shpalljes së zgjedhjeve nuk mund të fillohet procedura e punësimit të personave të rinj ose të ndërpritet marrëdhënia e punës në institucionet publike, ndërsa procedurat e filluara vihen në pushim, përveç punëve urgjente dhe të pashmangshme”.

Nga ASH këto veprime i kanë quajtur si shantazh ndaj punonjësve shëndetësor duke dëgjuar premtimet e Azir Aliut, ndaj do të dorëzojnë ankesë në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, për të ndaluar çdo tentim manipulimi me personelin mjekësor të Spitalit Klinik të Tetovës.

 

ASH: Azir Aliu po manipulon me punonjësit shëndetësor të spitalit të Tetovës, nuk ka vendime sepse aktualisht e ndalon Ligji për Zgjedhje appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version