minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Arsovska në PE në Bruksel: Pushteti qendror po ndërhyn në punën e Komunave - Shqiperia.info

Kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska mori pjesë në seancën plenare të 162-të të Parlamentit Evropian në Bruksel, me ç’rast theksoi se sfida më e madhe me të cilën ballafaqohen komunat në Maqedoninë e Veriut është ndërhyrja e politikës dhe pushtetit qendror në funksionimin e vetëqeverisjes lokale.

Arsovska tha se vetëqeverisjet lokalë janë të varura nga struktura të larta të pushtetit qerndor, ndaj veprimi I pavaruar i komunave është në pikëpyetje.

“Sfidat kryesore me të cilat përballet pushteti vendor janë ndërhyrja politike në punën e tyre dhe përpjekjet për të ndikuar në pavarësinë dhe integritetin e institucioneve vendore nga pushteti qendror, si dhe burimet dhe kapacitetet e kufizuara financiare. Përpjekjet e vazhdueshme për të avancuar decentralizimin, përmirësimin e qeverisjes lokale dhe inkurajimin e bashkëpunimit ndëretnik do të jenë thelbësore për ndërtimin e një shoqërie të qëndrueshme, demokratike dhe të begatë që do të jetë në përputhje me vlerat dhe standardet e BE-së. Pushteti lokal në Maqedoni është pjesë integrale e procesit të integrimit të vendit në BE dhe kornizës së përgjithshme qeverisëse. Autoritetet lokale mund të kontribuojnë ndjeshëm në aspiratat e anëtarësimit në BE, gjë që kërkon forcimin e institucioneve vendore, promovimin e angazhimit qytetar dhe adresimin e nevojave unike në nivel lokal”, tha Arsovska.

 

Arsovska në PE në Bruksel: Pushteti qendror po ndërhyn në punën e Komunave appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version