minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Ixhet Memeti pranon fajin, Prokuroria: Propozojmë të dënohet me burgim me kusht - Shqiperia.info

Prokuroria Themelore Publike njofton se i dyshuari i dytë në aferën e pranimit të ryshfetit në shumë prej 10 mijë eurove, si dhe ish-avokat i popullit Ixhet Memeti, ka pranuar fajin në lëndën ku i dyshuari i parë është ish-gjykatësi i Gjykatës Supreme, Nake Georgiev.

Nga Prokuroria thonë se është arritur marrëveshje me Memetin, i cili hetohej për “marrje të dhuratës për ndikim të paligjshëm”. Prokuroria thotë se me nënshkrimin e marrëveshjes, ai e ka pranuar fajin.

“Palët janë pajtuar që i dyshuari I.M. për veprën e kryer duhet të dënohet me masë alternative-dënim me kusht me burgim prej një viti, i cili nuk realizohet nëse i dyshuari brenda tre vjetëve nuk kryen vepër të re penale, gjykata duhet të shqiptojë edhe ndalimin e ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës së zyrtarit, për periudhë prej 3 vjetësh”.

“I dyshuari I.M. me vetë nënshkrimin e propozim-marrëveshjes e ka pranuar fajësinë, pra nuk e konteston veprën penale për të cilën ngarkohet dhe pajtohet me sanksionin e propozuar penal”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Prokurorisë, nga ku shtojnë se ka nisur procedura për marrëveshje edhe me ish-gjykatësin Georgiev.

Ixhet Memeti pranon fajin, Prokuroria: Propozojmë të dënohet me burgim me kusht appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version