minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Arsovska: Kemi parandaluar një “ekocid” në Komunën e Gjorçe Petrovit - Shqiperia.info

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska thotë se së bashku me inspektoratin kanë parandaluar, siç e quan ajo “ekocid” në komunën e Gjorçe Petrovit.

Arsovska thotë se deponia është një pjesë në tokë private, kurse pjesa tjetër në tokë të RMV-së, ndërsa thotë se janë hedhur mbeturina të rrezikshme në lumin Lepenec.

“Që të jetë tragjedia edhe më e madhe, deponia e egër private gjendet në parcelë private që është në pronësi të kompanisë që tashmë është nën hetim për vepra tjera, si dhe e një personi që është i punësuar në komunën e Gjorçe Petrovit, në sektorin për financa, ndërsa është edhe kryetar i Sindikatës së të punësuarve në komunë. Person i cili në rrjetet sociale shpesh mund të shihet në rrjetet sociale nën shoqërimin e kryetarit të komunës, Aleksandar Stojkovski”, tha Arsovska

Kryetarja e Komunës së Shkupit shtoi se rasti është paraqitur në MPB.

Arsovska: Kemi parandaluar një “ekocid” në Komunën e Gjorçe Petrovit appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version