minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Ka lindur foshnja e parë në vitin 2024 në Maqedoninë e Veriut - Shqiperia.info

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka lindur foshnja e parë në Shkup.

Ekipi kujdestar i Klinikës Universitare për Gjinekologji në krye mjekun Goran Dimitrovin sollën në jetë fëmijën e 34-vjeçares Natasha Stefkovska nga Shkupi. Lindja u krye në mënyrë natyrale.

“2024 filloi shkëlqyeshëm. Saktësisht në mesnatë në orën 00:00 në Klinikën Universitare për Gjinekologji Obstetrike ka ardhur në jetë foshnja e parë e vitit të ri.

Bëhet fjalë për djalë të shëndetshëm, me peshë 3.760 gramë dhe 52 centimetra të gjatë.

I dërgojmë urimet tona të sinqerta prindërve për ardhjen e re në familjen e tyre dhe i urojmë të porsalindurit shumë shëndet, lumturi dhe fëmijëri pa brenga”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Në 15 minutat e para të Vitit të Ri, në Klinikën Gjinekologjike në Shkup kanë lindur tre foshnja./Telegrafi/

Ka lindur foshnja e parë në vitin 2024 në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version