Me rastin e 18 Gushtit, Ditës së Armatës, sonte nga ora 19:00 në kazermën “Ilinden” do të bëhet qitje nderi artilerie me shkrepje të 10 togave nga 6 topa të batalionit të artilerisë së Armatës.
Siç informon Armata, më parë, në orën 18:00, do të kryhet një provë artilerie e qitjes me një breshëri të vetme.
Qitja nderi e artilerisë do të kryhet nga një njësi e batalionit të artilerisë së Armatës.
“Qitja e artilerisë si pjesë e detyrimeve protokollare të Armatës për shënimin e festave është pjesë e aktiviteteve të zhvilluara me rastin e 18 gushtit, Ditës së Armatës”, deklaron Armata.
Armata e Maqedonisë sot shënon ditën e saj appeared first on Telegrafi.