Trajneri i Manchester Unitedit, Ruben Amorim, ka folur pas humbjes ndaj Arsenalit në ndeshjen hapëse të Premier League.

Unitedi u mposht me rezultat minimal 0-1, dhe pavarësisht kësaj trajneri i “Djajve të kuq” e lavdëroi skuadrën e tij duke thënë se mund ta mposhtin secilin kundërshtar.

“Sot ne e vërtetuam se mund ta mposhtim secilën skuadër në Premier League”, u shpreh Amorim.

Amorim e ka udhëhequr Unitedin në 25 ndeshjet e fundit, ku prej tyre 15 i ka humbje.

Amorim pas humbjes nga Arsenali: Dëshmuam se mund ta mposhtim çdo skuadër / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version