
Seanca e sotme gjyqësore për rastin “Besa Trans”, në të cilën duhej të dëshmonin përfaqësuesit e Doganës u anulua për më 29 dhjetor. Arsyeja ishte mungesa e përkthyesit gjyqësor, pasi siç shpjegoi gjykatësi Ivica Stefanovski, nga katër përkthyes sa ka gjykata, tre janë në pushim mjekësor, ndërsa njëri është i zënë.
Procesi gjyqësor nuk ka të bëjë drejtpërdrejtë me aksidentin, respektivisht shkaqeve të tragjedisë së nëntorit të vitit 2021 ku humbën jetën 45 persona dhe 7 të tjerë u lënduan.
Lënda ka të bëjë certifikatën e licencës së autobusit të aksidentuar që sipas Prokurorisë, pronari i kompanisë “Besa Trans”, Bekim Haxhiu e ka falsifikuar.
Megjithatë, Haxhiu është shprehur se ndjehet i pafajshëm për këtë akuzë. Procesi gjyqësor mbi 3 vite nuk po merr epilog të plotfuqishëm. Fillimisht Haxhiu u dënua me 20 muaj burg, por Gjykata e Apelit e ktheu lëndën në rigjykim.





