
Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov thotë se dje pasdite në “Carev Vrv” në malet e Osogovës, në 2.000 metra mbi nivelin e detit, janë gjetur dhe janë larguar tridhjetë goma makinash dhe kartonë të përgatitur për shkaktim të zjarrit.
“Dje pasdite nën Carev Vrv në malet e Osogovës, në 2.000 metra mbi nivelin e detit, në vendin e quajtur Altn Vrv, një vend ku pothuajse nuk kalojnë njerëzit, rojet e Pyjeve kombëtare nga filiali i Osogovës- Kriva Pallankë u gjetën dhe hoqën më shumë se tridhjetë grumbuj me goma makinash të hedhura, letra për djegie, goma të brendshme, si dhe trungje dhe degë pishe të thata, gati për t’u ndezur dhe për të shkaktuar zjarr në ambient të hapur, i cili nëse nuk parandalohej, do të përhapej shpejt në pyllin aty pranë”, informoi sot udhëheqësi i Shtabit të përgjithshëm për menaxhim me krizat dhe drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov.
Angellovi u bëri apel të gjithë qytetarëve, nëse vërejnë sjellje të dyshimta të cilat tregojnë qëllim për të shkaktuar zjarr jashtë zonës të vendbanimit, siç janë gomat, dërrasat, paletat prej druri, shishet plastike ose tuba me lëng e cila ngjan me benzinën, urgjentisht të telefonojnë në numrin 112 ose të paraqiten në stacionin më të afërt të policisë ose te ndonjë anëtar i policisë ose tek shërbimet e tjera të sigurisë.
Angellov: Është parandaluar tentimi për të shkaktuar zjarr në malet e Osogovës appeared first on Telegrafi.