“Lëvizim drejt shoqërisë digjitale, por nuk guxojmë të jemi ithtarë të trendeve, por duhet t’i krijojmë së bashku me shtetet e zhvilluara. Kjo çështje nuk njeh kufij, çdo vend, madje edhe më e vogëla, nëse ka potencial të mirë të IT tek stafi dhe shprehi të mira tek qytetarët, si dhe nëse ndërton infrastrukturë digjitale, mund të bëjë hapa kuantikë përpara”, deklaroi sot ministri i Tranformimit Digjital, Stefan Andonovski para fillimit të konferencës që e organizon Blumberg Adria.

Andonovski e shikon Maqedoninë plotësisht të digjitalizuar në vitet 2030-2035. Kjo theksoi është strategji e Qeverisë.

“Strategjia jonë është të digjitalizojmë të gjitha proceset bazë në administratën publike për të ofruar kushte të mira për të bërë biznes, për rritje ekonomike dhe për mirëqenien e qytetarëve”, theksoi Andonovski.

Sipas tij, të dhënat e fundit tregojnë se rritja e industrisë së IKT prej mbi 4,4 për qind është një nga faktorët kryesorë në rritjen e BPV-së.

“Kështu duhet të mendojmë. Ky është potenciali ynë, avantazhi ynë krahasues ndaj vendeve të tjera. Ne nuk kemi burime të mëdha minerale, nuk jemi një territor i madh, nuk kemi një popullsi të madhe, por jemi relativisht më mirë në industrinë e IT-së dhe duhet ta shfrytëzojmë sa më shumë këtë”, theksoi ministri.

Fokusi i konferencës janë trendet e konsumatorëve, ndërsa në të marrin pjesë përfaqësues nga biznesi, odat ekonomike, institucionet publike, shkenca dhe analistë.

Andonovski: Deri në vitin 2035 Maqedonia do të jetë plotësisht e digjitalizuar appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version