Ministria e Shëndetësisë dje mori kompetencat e Odës së Stomatologëve, mirëpo për këtë ministri Azir Aliu tha se stomatologët duhet të rrinë të qetë sepse janë ndërmarrë të gjitha hapat si nga aspekti i trajnimeve ashtu edhe nga aspekti i metodologjisë për licencimin dhe rilicencimin e stomatologëve.
“Atë që e bëmë ne, vlerësoj se është e drejtë dhe në kohë, sepse nëse nuk do të ishte ky hap, ne në shtator, tetor, do të kishim pasur rreth 50 për qind stomatologë pa licencë në Maqedoni, tha Aliu.
Aliu informoi se prej sot të gjitha aplikimet mund të dorëzohen në Ministrinë e Shëndetësisë.
“Pra Sektori për Stomatologji, tashmë kam nënshkruar vendim, përveç obligimeve ditore që i ka, do të kenë obligim së bashku me të punësuarit në Odë t’i procesojnë të gjitha kërkesat e stomatologëve. Ashtu që, nuk do të ketë ngecje, vetëm do të ketë rend dhe ligj”, tha ministri.
Ministri Aliu shtoi se do të kujdesen që stomatologët të kenë licenca që janë valide, ndërsa nga ana tjetër, të jenë të sigurt se pacientët do të marrin shërbime që janë me cilësi.
Aliu: Janë ndërmarrë të gjitha hapat për trajnimin dhe metodologjinë për licencimin e rilicencimin e stomatologëve appeared first on Telegrafi.