
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të marrin pjesë në marshin “Drejtësi, jo Politikë”, i cili do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë.
Thirrja për një marsh në mbrojtje të ish-udhëheqësve të UÇK-së vjen pas kërkesës së Prokurorisë Speciale në Hagë për 45 vjet burg për katër ish-udhëheqësit Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
“Ju ftoj që të gjithë së bashku të marshojmë për “Drejtësi, jo politikë” më 17 Shkurt 2026, ora 14:00 – Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë, në mbështetje të njerëzve që kontribuan për liri e pavarësi të cilën e gëzojmë ne sot”, thotë Ahmeti përmes një video të shpërndarë në Facebook./Telegrafi/







