minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Aksident në autostradën Kumanovë – Tabanoc, një i vdekur dhe tre të lënduar - Shqiperia.info

Një person ka humbur jetën dhe tre janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në autostradën Kumanovë – Tabanoc.

“Në ora 20:30 në SPB Kumanovë është raportuar se në magjistralen Kumanovë-Tabanovc ka ndodhur një aksident një aksident trafiku, në të cilin janë përfshirë tri vetura “Golf”, “Polo” dhe “BMW””.

“Një person ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa tre persona janë lënduar të cilët janë dërguar në spitalin e Kumanovës”, njoftoi SPB Kumanovë.

Emergjenca në Kumanovë njoftoi se njëri nga të lënduarit për shkak të lëndimeve është dërguar në klinikat e Shkupit, ndërsa dy personat e tjerë janë mbajtur në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës.

SPB Kumanovë do të japin më shumë detaje gjatë ditës së sotme.

Aksident në autostradën Kumanovë – Tabanoc, një i vdekur dhe tre të lënduar appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version