minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
LSDM: Pagat dhe pensionet do të rriten edhe këtë vit - Shqiperia.info

Nga LSDM thonë se masat e Qeverisë së udhëhequr nga kjo parti po japin rezultat në rritjen e pagave dhe pensioneve. Nga kjo parti sigurojnë se do të vazhdojë rritja e pagave dhe pensioneve.

“Në Buxhetin e vitit 2024 tashmë janë parashikuar 160 milionë euro shtesë për paga më të larta dhe 170 milionë euro shtesë për pensione më të larta. Me LSDM-në, pagat dhe pensionet janë vazhdimisht në rritje, në të gjithë sektorët. LSDM-ja e ngriti pagën mesatare në 39.000 denarë ose 630 euro. Në kohën e OBRM-PDUKM-së, paga mesatare ishte rreth 22.000 denarë. Paga mesatare është 300 euro më e lartë sot krahasuar me vitin 2016. LSDM në 6 vitet e kaluara e ka rritur pagën minimale 4 herë dhe tani është 20.175 denarë. Për vetëm pak vite dhe në krahasim me DPMNE-në, LSDM e rriti pagën minimale për mbi 100%”.

“Nga muaji mars do të ketë rritje të re të pagës minimale në 22.500 denarë. Me metodologjinë e re për harmonizimin e pensioneve, dy herë në vit, me rritjen e pagës mesatare dhe të kostos së jetesës, LSDM siguroi rritje të vazhdueshme të pensioneve, pavarësisht vullnetit politik të kujtdo. Në krahasim me kohën e OBRM-PDUKM-së, LSDM-ja e rriti pensionin minimal për 50% dhe pensionin mesatar për 50%. Pagat dhe pensionet do të vazhdojnë të rriten këtë vit”, thonë nga LSDM.

LSDM: Pagat dhe pensionet do të rriten edhe këtë vit appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version