Close Menu
    What's Hot
    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    12/05/2026
    BBC: Historia e 3 fëmijëve portugezë që iu shfaq Virgjëresha Mari dhe 3 profecitë

    BBC: Historia e 3 fëmijëve portugezë që iu shfaq Virgjëresha Mari dhe 3 profecitë

    11/05/2026
    Trençevska: Nuk ka reforma dhe nuk ka Evropë me një qeveri si kjoa aktuale

    Trençevska: Nuk ka reforma dhe nuk ka Evropë me një qeveri si kjoa aktuale

    11/05/2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      U pezullua pas aksidentit tragjik në Durrës, Afrim Tafa shkarkohet si drejtor i Policisë së Durrësit

      U pezullua pas aksidentit tragjik në Durrës, Afrim Tafa shkarkohet si drejtor i Policisë së Durrësit

      06/05/2026

      Përmbyset zetori në arë, humb jetën 57-vjeçari në Divjakë (EMRI)

      06/05/2026
      “E quante veten bisha e rrugës”, banori: Nikoll Radaçin e kapte policia dhe e lëshonte, shteti fajtor

      “E quante veten bisha e rrugës”, banori: Nikoll Radaçin e kapte policia dhe e lëshonte, shteti fajtor

      06/05/2026
      Dy të miturit humbën jetën teksa luanin përpara shtëpisë, banorët në Durrës marshojnë në shenjë proteste: Mos na vrisni, duam drejtësi

      Dy të miturit humbën jetën teksa luanin përpara shtëpisë, banorët në Durrës marshojnë në shenjë proteste: Mos na vrisni, duam drejtësi

      06/05/2026
      Vuçiç: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Kosovën

      Vuçiç: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Kosovën

      09/04/2026
      Trupat e 7 tifozëve të PAOK-ut që humbën në aksidentin e Rumanisë do të riatdhesohen nesër në Selanik, mes tyre i riu shqiptar

      Trupat e 7 tifozëve të PAOK-ut që humbën në aksidentin e Rumanisë do të riatdhesohen nesër në Selanik, mes tyre i riu shqiptar

      28/01/2026
      Aksident tragjik në Rumani, humbin jetën 7 tifozë grekë të PAOK (PAMJE TË RËNDA)

      Aksident tragjik në Rumani, humbin jetën 7 tifozë grekë të PAOK (PAMJE TË RËNDA)

      27/01/2026
      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      27/01/2026
      Moti sot në Maqedoninë e Veriut

      Moti sot në Maqedoninë e Veriut

      12/05/2026
      Trençevska: Nuk ka reforma dhe nuk ka Evropë me një qeveri si kjoa aktuale

      Trençevska: Nuk ka reforma dhe nuk ka Evropë me një qeveri si kjoa aktuale

      11/05/2026
      Aksident trafiku në rrugën Gradsko – Prilep, humb jetën një person

      Aksident trafiku në rrugën Gradsko – Prilep, humb jetën një person

      11/05/2026
      Mexhiti: VLEN do të jetë parti e qendrës së djathtë

      Mexhiti: VLEN do të jetë parti e qendrës së djathtë

      11/05/2026
      Moti sot në Maqedoninë e Veriut

      Moti sot në Maqedoninë e Veriut

      12/05/2026
      BBC: Historia e 3 fëmijëve portugezë që iu shfaq Virgjëresha Mari dhe 3 profecitë

      BBC: Historia e 3 fëmijëve portugezë që iu shfaq Virgjëresha Mari dhe 3 profecitë

      11/05/2026
      Trençevska: Nuk ka reforma dhe nuk ka Evropë me një qeveri si kjoa aktuale

      Trençevska: Nuk ka reforma dhe nuk ka Evropë me një qeveri si kjoa aktuale

      11/05/2026
      Aksident trafiku në rrugën Gradsko – Prilep, humb jetën një person

      Aksident trafiku në rrugën Gradsko – Prilep, humb jetën një person

      11/05/2026
    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      Një filxhan nga ky çaj konsiderohet “ilaç” për trupin

      Një filxhan nga ky çaj konsiderohet “ilaç” për trupin

      20/04/2026
      Zbuloni dietën ushqimore që rrit rrezikun e sëmundjes së zorrës së trashë

      Zbuloni dietën ushqimore që rrit rrezikun e sëmundjes së zorrës së trashë

      20/04/2026
      Sfida, ndjenja dhe përballje të forta! Nis nata e 8-të e Ferma VIP 3, LIVE në Vizion Plus

      Sfida, ndjenja dhe përballje të forta! Nis nata e 8-të e Ferma VIP 3, LIVE në Vizion Plus

      20/04/2026
      Kombinimi i këtyre ushqimeve mund të rrisë përfitimet e tyre shëndetësore

      Kombinimi i këtyre ushqimeve mund të rrisë përfitimet e tyre shëndetësore

      20/04/2026
      Vuani nga kapsllëku? Këto fruta natyrale mund të bëjnë “mrekullinë” që ju duhet!

      Vuani nga kapsllëku? Këto fruta natyrale mund të bëjnë “mrekullinë” që ju duhet!

      09/04/2026
    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Kosova»Si po u shmanget Serbia masave ndëshkuese të BE-së për Banjskën?
    Kosova

    Si po u shmanget Serbia masave ndëshkuese të BE-së për Banjskën?

    08/03/20245 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Si po u shmanget Serbia masave ndëshkuese të BE-së për Banjskën?
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    Si po u shmanget Serbia masave ndëshkuese të BE-së për Banjskën?

    Bashkimi Evropian nuk ka gatishmëri për t’i vënë masa ndëshkuese Serbisë, pas sulmit të armatosur që ndodhi në fshatin Banjskë, në veri të Kosovës, dhe standardet e dyfishta të bllokut evropian nuk përbëjnë asgjë të re – kështu i kanë thënë Radios Evropa e Lirë burime diplomatike në Bruksel dhe ekspertë të huaj.

    Sipas tyre, thirrjet në aspekte procedurale, dhe në mungesën e një raporti përfundimtar nga autoritetet e Kosovës, janë vetëm arsyetime për zvarritjen e rastit.

    “Perëndimi nuk ka apetit për të marrë ndonjë masë kundër [presidentit të Serbisë, Aleksandar] Vuçiq, dhe ndaj kujtdo që ka qenë i përfshirë… Perëndimi ka nevojë për Serbinë dhe nuk dëshiron ta dëmtojë këtë marrëdhënie delikate”, vlerëson analisti Toby Vogel, bashkëpunëtor i Këshillit për Politikat e Demokratizimit, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

    Kosova, në anën tjetër, ngulmon në vendosjen e masave ndaj Serbisë, pasi deklaron se ndaj saj është kryer sulm terrorist.

    Çfarë ndodhi në Banjskë?

    Më 24 shtator 2023, një grup i armatosur serbësh vrau rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, në Banjskë të komunës së Zveçanit.

    Si pasojë e përleshjeve të mëtejme u vranë edhe tre sulmues serbë.

    Kosova e mban përgjegjës shtetin e Serbisë për këtë sulm, ndërsa Beogradi zyrtar e kundërshton këtë qëndrim.

    Ish-nënkryetari i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – Millan Radoiçiq, më vonë e mori përgjegjësinë për sulmin.

    Autoritetet e Serbisë kanë nisur një proces gjyqësor kundër tij, por e kanë liruar nga masa e paraburgimit, me kushtin që të mos shkojë më në Kosovë.

    Organizata Ndërkombëtare e Policisë, e njohur më shumë si INTERPOL, ka lëshuar fletarrestim kundër tij.

    Perëndimi e ka dënuar ashpër sulmin në Banjskë, por masat ndëshkuese të kërkuara aq shumë prej autoriteteve të Kosovës nuk janë vënë kurrë.

    Në pritje të raportit të Kosovës…

    Bashkimi Evropian e ka pranuar vitin e kaluar një raport prej 48 faqesh nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës për sulmin në Banjskë.

    Megjithatë, burimet e Brukselit kanë thënë se ai nuk është i mjaftueshëm, duke vlerësuar se në të ka tone politike, dhe se nga Kosova nevojitet një raport i hartuar prej sistemit të drejtësisë.

    Autoritetet e Kosovës e kanë kritikuar disa herë Prokurorinë e Shtetit që ende nuk ka dalë me një raport për ngjarjet në Banjskë dhe nuk ka ngritur ndonjë aktakuzë.

    Këshilli Prokurorial i Kosovës, në anën tjetër, i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës që të mos ndërhyjë në punët e sistemit të drejtësisë, duke pretenduar se deklaratat e pushtetit janë tendencioze.

    Pse nuk i kryen BE-ja hetimet e veta?

    Brukseli pohon se nuk ka mandat për një gjë të tillë. Nga BE-ja kanë thënë që sulmi ka ndodhur në territorin e Kosovës dhe se autoritetet atje janë kompetente.

    Kur kanë folur publikisht, zyrtarët e BE-së e kanë cilësuar sulmin në Banjskë si terrorist.

    Por, në Raportin e Progresit të BE-së për vitin 2023, në pjesën për Serbinë, sulmi në Banjskë përshkruhet se është kryer vetëm prej “individëve të armatosur rëndë”.

    Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, nuk ka kthyer përgjigje për pyetjen e Radios Evropa e Lirë se pse blloku evropian ende nuk ka marrë ndonjë vendim për këtë rast.

    Në të kaluarën, ai e ka përsëritur disa herë që janë në pritje të raportit përfundimtar nga Kosova.

    Parlamenti Evropian ka kërkuar ndëshkimin e Serbisë, mirëpo diçka e tillë është në dorën e Këshillit dhe të Komisionit Evropian.

    Alejandro Esteso Perez, analist dhe studiues i politikave të Ballkanit dhe zgjerimit të BE-së, thotë për Radion Evropa e Lirë se BE-ja nuk dëshiron ta vendosë Serbinë përpara pasqyrës.

    “Nuk dëshiron të rrezikojë një reagim potencial të Vuçiqit, qoftë duke u afruar me Rusinë apo Kinën – që ai veçse po e bën – dhe e kupton që pa Serbinë nuk mund të ketë dialog Kosovë-Serbi”.

    Ndërkaq, analisti Vogel thotë se ka dëgjuar prej ligjvënësve në BE që Serbia kritikohet nëpër biseda private. Por, sipas tij, “nëse diçka nuk thuhet publikisht, është sikur të mos ishte thënë fare”.

    Çfarë masash do të duhej të merreshin ndaj Serbisë?

    Vogel përmend dy masa, që për të janë minimumi:

    Masa të ngjashme me ato që i janë vënë Kosovës, pas rritjes së tensioneve në veri, në majin e vitit 2023

    Një deklaratë të qartë prej udhëheqësve perëndimorë që incidenti do të hetohet në hollësi dhe që Vuçiq duhet të heqë dorë publikisht prej çfarëdo aktiviteti ushtarak afër Kosovës.

    Analisti Perez, ndërkaq, konsideron se duhen të tjera masa:

    Nisja e menjëhershme e një hetimi të pavarur

    Masa ekonomike

    Masa që shënjojnë individët – ngrirje pasurish, ndalesa në udhëtime.

    Burimet në Bruksel vlerësojnë se BE-ja e përdor mosvendosjen e masave ndaj Serbisë “për t’i bërë presion” Beogradit për procese që dëshiron t’i çojë përpara.

    Megjithatë, Serbia vazhdon të mos e koordinojë politikën e saj të jashtme me atë të BE-së. Mossanksionimi i Rusisë për luftën e nisur në Ukrainë është vetëm njëri prej shembujve.

    A do të ketë ndikim në Kosovë kjo qasje e BE-së?

    Perez beson që po.

    “Jam i befasuar prej përpjekjeve aq të vogla të BE-së për të kuptuar situatën e Kosovës. Nëse nuk ka lëvizje edhe në muajt e ardhshëm, besimi i popullatës në të do të zvogëlohet dhe ata do të jenë edhe më të pashpresë sesa tani”, thotë ai.

    Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE në vitin 2022, dhe aktualisht ka të nënshkruar vetëm Marrëveshje për Stabilizim-Asociim me bllokun evropian./REL

    Lexo edhe:

    1. BE këmbëngul që të hetohen parregullsitë e mundshme në zgjedhjet në Serbi
    2. Rrahja e politikanit serb, reagon Prishtina zyrtare: U dhunua se pranoi të vërtetën e Kosovës
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    EMRI/ DASH emëron pasuesin e Gabriel Escobar, kush është Zëvendës Ndihmës Sekretari i ri për Ballkanin Perëndimor

    22/07/20242 Mins Read
    Këshilltarja e Albin Kurtit fiton zgjedhjet në Preshevë

    Këshilltarja e Albin Kurtit fiton zgjedhjet në Preshevë

    03/06/20242 Mins Read
    Debate në Asamblenë Parlamentare për pranimin e Kosovës në KiE, Bakoyannis: Jemi pro anëtarësimit

    Debate në Asamblenë Parlamentare për pranimin e Kosovës në KiE, Bakoyannis: Jemi pro anëtarësimit

    16/04/20242 Mins Read
    Qeveria zgjat deri në 2027 angazhimin e forcave të armatosura shqiptare në KFOR

    Qeveria zgjat deri në 2027 angazhimin e forcave të armatosura shqiptare në KFOR

    20/03/20242 Mins Read
    Franca kërkon pezullimin e menjëhershëm të vendimit të BQK-së për dinarin serb

    Franca kërkon pezullimin e menjëhershëm të vendimit të BQK-së për dinarin serb

    02/02/20241 Min Read
    Top Posts
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    26/12/2023
    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    26/12/2023
    “90% e Vlorës e rezervuar”, gazetarja në “7pa5”: Nuk janë rritur çmimet nga viti i kaluar

    “90% e Vlorës e rezervuar”, gazetarja në “7pa5”: Nuk janë rritur çmimet nga viti i kaluar

    26/12/2023
    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    Moti sot në Maqedoninë e Veriut Maqedonia

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    12/05/20261 Min Read

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira të lehta…

    BBC: Historia e 3 fëmijëve portugezë që iu shfaq Virgjëresha Mari dhe 3 profecitë

    BBC: Historia e 3 fëmijëve portugezë që iu shfaq Virgjëresha Mari dhe 3 profecitë

    11/05/2026
    Trençevska: Nuk ka reforma dhe nuk ka Evropë me një qeveri si kjoa aktuale

    Trençevska: Nuk ka reforma dhe nuk ka Evropë me një qeveri si kjoa aktuale

    11/05/2026
    Aksident trafiku në rrugën Gradsko – Prilep, humb jetën një person

    Aksident trafiku në rrugën Gradsko – Prilep, humb jetën një person

    11/05/2026
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Një filxhan nga ky çaj konsiderohet “ilaç” për trupin

    Një filxhan nga ky çaj konsiderohet “ilaç” për trupin

    20/04/2026
    Zbuloni dietën ushqimore që rrit rrezikun e sëmundjes së zorrës së trashë

    Zbuloni dietën ushqimore që rrit rrezikun e sëmundjes së zorrës së trashë

    20/04/2026
    Sfida, ndjenja dhe përballje të forta! Nis nata e 8-të e Ferma VIP 3, LIVE në Vizion Plus

    Sfida, ndjenja dhe përballje të forta! Nis nata e 8-të e Ferma VIP 3, LIVE në Vizion Plus

    20/04/2026
    Me te lexuara
    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    12/05/2026
    BBC: Historia e 3 fëmijëve portugezë që iu shfaq Virgjëresha Mari dhe 3 profecitë

    BBC: Historia e 3 fëmijëve portugezë që iu shfaq Virgjëresha Mari dhe 3 profecitë

    11/05/2026
    Trençevska: Nuk ka reforma dhe nuk ka Evropë me një qeveri si kjoa aktuale

    Trençevska: Nuk ka reforma dhe nuk ka Evropë me një qeveri si kjoa aktuale

    11/05/2026
    © 2026 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.