minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Shisnin trupin e vajzave për 100 euro, arrestohen dy miqtë e “Lorelës”, banesa e shqiptares shërbente si “fole” prostitucioni - Shqiperia.info

Policia greke ka arrestuar dy bashkëpunëtorë të “Lorelës” shqiptare, e cila shfrytëzonte vajza të mitura për prostitucion. Rrjeti i tutorëve u zbulua nga policia greke dhe nxori në pah abuzime të shumta me vajza adoleshente, të cilat fillimisht bëheshin shoqe me “Lorelën”, e më pas kjo e fundit iu ofronte ‘punë’.

31-vjeçarja shqiptare kishte rol kyç në këtë rrjet prostitucion. Ajo në fillim të vitit 2022 kishte krijuar një marrëdhënie miqësore me një 15-vjeçare, të cilën më pas e ndihmonte të gjente “klientë”, duke marrë një përqindje të tarifës.

31-vjeçarja, nënë e një fëmije të mitur, u arrestua në shtëpinë e saj në Kolonos, ku disa nga fqinjët e saj kishin vënë re kontaktet e “çuditshme” që kishte me nxënëset e zonës.

Personi i dytë i arrestuar është një 34-vjeçar i cili ishte shok i “Lorelës”. 34-vjeçarja, nga mesi i prillit 2023, ka rënë në kontakt me të miturën e sipërpërmendur dhe një shoqen e saj 17-vjeçare në atë kohë, duke i propozuar që të lehtësojë kërkimin e tyre për gjetjen e klientëve të pasur.

“Lorela” dhe bashkëpunëtorët e saj siguronin klientë për të miturat, ndërsa i fotografonin të zhveshura, duke postuar fotot në një faqe interneti përmes së cilës “peshkuan” të paktën 10 klientë. Akti seksual i të miturave me klientët kryehej në hotele të ndryshme në qendër të Athinës.

Personi i tretë i arrestuar akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dy të miturit në periudhën korrik-gusht 2023 në shtëpinë e tij në Korydallos, duke u paguar atyre shumën prej 100 euro secilës./vizionplus.tv/

Share.
Exit mobile version