minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Serbia kap spunin e shqiptarëve, bashkëpunonte me SHISH që prej vitit 2022 - Shqiperia.info

Agjencia serbe e informacionit dhe sigurisë ka arrestuar një shtetas serb i cili dyshohet se bashkëpunonte me agjencinë shqiptare SHISh dhe atë të Kosovës.

Shtetasi serb, R.D që u arrestua në afërsi të Rashkës ishte me profesion inxhinier kompjuterik dhe dyshohet se spiunonte për agjencitë shqiptare që prej vitit 2022.

Lajmi u bë fillimisht i ditur nga mediat pranë qeverisë në Beograd të cilat publikuan dhe pamje nga sendet e sekuestruara ndërsa u konfirmua edhe nga presidenti Aleksandër Vuçiç i cili edhe pse nuk dha detaje tha se numri i agjentëve të huaj në vend është rritur.

“Unë kam marrë një raport më të gjerë, kjo është çështje që i takon Agjencisë së informacionit dhe sigurisë. Por nuk ka dyshim se ndikimi dhe prania e agjencive të ndryshme të integjencës së huaj është shtuar, për arsye të kuptueshme.”, tha Vuçiç

Deklaratat, Vuçiç i bëri gjatë vizitës në Qendrën Operative të Agjencisë së Sigurisë Ushtarake të Serbisë nga ku akuzoi perëndimin se po synojnë fshirjen e çdo gjurmë serbe nga territori i Kosovës me armatosjen e Forcave të Sigurisë së Kosovës.

“Deklaratat e disa zyrtarëve kosovarë na lënë të kuptojmë pa mëdyshje se shkatërrimi i popullit serb është i qartë dhe mesazhi është se nuk ka vend për serbët”, shtoi presidenti serb.

Lideri serb shprehu pakënaqësinë pak pasi qeveria në Prishtinë njoftoi se do të marrë raketat anti-tank Javelin nga SHBA dhe se do të pajisë të gjithë punonjësit e policisë me armë të gjata.

Sipas Vuçiç këto veprime janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe Rezolutën 1244 të OKB-së, e për këtë arsye ai tha se është e nevojshme që edhe Serbia të forcojë ushtrinë e saj.

“Ne duhet të kemi një ushtri të fortë, sepse pa të nuk mund të ekzistojmë si shtet i vërtetë.”, deklaroi ai.

Presidenti serb njkoftoi gjithashtu se shtetu do të shpenzojë rreth 740 milionë euro vetëm këtë vit për blerjen e pajisjeve ushtarake dhe armatim.

Share.
Exit mobile version