minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
VIDEO/ Turqia zotohet për hakmarrje, breshëri sulmesh ajrore kundër pozicioneve të PKK-së në Irak dhe Siri - Shqiperia.info

Ministri turk i Mbrojtjes, Yasar Guler konfirmoi sulmet e njëpasnjëshme duke deklaruar se u neutralizuan të paktën 59 terroristë.

Autoritetet turke përdorin termin “neutralizim” për të treguar se “terroristët” u vranë ose u kapën gjatë një operacioni.

Gjysmëhëna e Kuqe kurde në verilindje të Sirisë njoftoi se sulmet ajrore turke shkatërruan një klinikë diabetike në Kobani.

“Sulmet e fundit kundër infrastrukturës civil) do të përkeqësojnë tragjedinë humanitare në Sirinë verilindore,” theksohet në reagim, pasi banorët e rajonit tashmë po përballen me një krizë të rëndë ushqimore dhe mungesë karburanti.

Turqia nisi operacione ushtarake në shkallë të gjerë në territorin irakian dhe sirian si hakmarrje për sulmet e nisura të premten dhe të shtunën nga militantët e PKK-së në bazat ushtarake turke në Irakun verior, duke vrarë 12 ushtarë turq. Operacionet e forcave të armatosura turke janë intensifikuar gjatë 36 orëve të fundit, tha presidenti Rexhep Tajip Erdogan, duke u zotuar se do të hakmerret për dëshmorët që vdiqën në krye të detyrës./vizionplus.tv/

Share.
Exit mobile version