minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
“Nuk doja të bëhej president”, lideri i opozitës në Korenë e Jugut: Shpresoj që plagosja ime t’i japë fund politikës së urrejtjes - Shqiperia.info

Lideri i opozitës në Korenë e Jugut, Lee Jae-myung, i cili u plagos me thikë në qafë një javë më parë, ka bërë thirrje për qetësi dhe mesazhe paqeje.

Reuters raporton se Lee Jae-myung ka deklaruar këtë të mërkurë se shpreson që plagosja e tij t’i japë fund “politikës së urrejtjes”.

Autori i sulmit ndaj liderit të opozitës tha para poolicisë në momentin e ndalimit se e bëri këtë veprim pasi nuk donte që Lee Jae-myung të bëhej president.

Udhëheqësi i opozitës foli pasi doli nga spitali i Seulit, ku ishte shtruar për mjekim, pas dëmtimeve që mori nga sulmi i javës së kaluar në qytetin jugor të Busan.

“Shpresoj që ky rast, i cili tronditi të gjithë, mund të shërbejë si një moment historik për t’i dhënë fund politikës së urrejtjes dhe konfrontimit dhe për të rivendosur politikën e duhur,” u tha Lee gazetarëve dhe mbështetësve.

Politika e Koresë së Jugut është bërë gjithnjë e më e polarizuar dhe e ndezur kohët e fundit përpara zgjedhjeve të përgjithshme në prill, me Partinë Konservatore të Pushtetit Popullor të Presidentit Yoon Suk Yeol dhe Partinë Demokratike të Lee në votime.

Lee u sulmua në Busan nga një burrë i cili u hodh drejt tij me një thikë pasi i kërkoi autograf. Kirurgët e operuan Lee për më shumë se dy orë për të riparuar venën jugulare në qafën e tij.

I dyshuari, i arrestuar me akuzën për tentativë vrasjeje, duket se ka qenë i motivuar nga bindjet e tij politike, tha policia në një konferencë për mediat.

Burri 67-vjeçar, emri i të cilit autoritetet nuk janë bërë të ditur, i tha policisë se donte të parandalonte që Lee të bëhej president dhe partia e tij të fitonte zgjedhjet. I dyshuari ishte gjithashtu i pakënaqur me mënyrën se si janë trajtuar akuzat për ryshfet kundër Lee./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version