
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden “ngriu” në skenë dhe me sa duket kishte nevojë për ndihmën e Barack Obamës për të lënë skenën në një mbledhje fondesh në Los Anxhelos.
Kur turma u ngrit për duartrokitje, Biden vazhdoi t’i shikonte për pak kohë. Obama më pas e kapi për krahu dhe e çoi jashtë skenës me një buzëqeshje.
Momenti i sikletshëm ndodhi pasi Biden dhe Obama morën pjesë në një intervistë 45-minutëshe me Jimmy Kimmel në Teatrin Peacock.
That’s a wrap on record-setting Democratic fundraiser for Joe Biden’s reelection campaign (netting $28M). Former President Barack Obama and President Joe Biden offer final waves to Peacock Theater crowd as Obama then grabs Biden’s hand to lead him offstage following 40-minute… pic.twitter.com/xbE2jf3jdz
— Chris Gardner (@chrissgardner) June 16, 2024
Përdoruesit e rrjeteve sociale filluan të komentojnë ngjarjen. Një nga të parët ishte transmetuesi britanik Piers Morgan. “Kaq e turpshme. Demokratët nuk mund ta lënë këtë të vazhdojë”, shkroi ai në X.
“Pa ofendim… Por unë kurrë nuk do ta kuptoj pse të moshuarit thjesht nuk mund ta lënë politikën dhe të vazhdojnë jetën e tyre e të shijojnë çdo pjesë të saj deri në ditën e fundit. Shumë i pasur për të turpëruar veten në televizionin kombëtar kështu”, ka shkruar një tjetër përdorues.
“Biden nuk është i aftë mendërisht për postin,” tha një përdorues tjetër.
Ka përdorues të tjerë që mbrojtën presidentin amerikan dhe fajësuan lodhjen.
Nuk është hera e parë për Joe Biden
Kjo nuk është hera e parë që presidenti amerikan përfshihet në incidente.
Biden është shfaqur i hutuar disa herë në kamera.
Në samitin e G7 në Itali gjatë një ekspozite parashutash, kryeministrja italiane Giorgia Meloni e ndihmoi duke e çuar butësisht prapa për një foto në grup me liderë të tjerë botërorë./vizionplus.tv