minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
“Të vrava vëllanë”, shqiptari ekzekutoi me plumb në kokë kunatin, trondit bashkëshortja: Nuk dija asgjë - Shqiperia.info

Detaje të rënda janë zbardhur nga mediet greke në ligje me krimin që tronditi Volosin. Një 50-vjeçar shqiptar vrau vëllanë e bashkëshortes, pasi vajza e tij 18-vjeçare i kishte rrëfyer se ishte abuzuar për 9 vite nga viktima.

Mëngjesin e djeshëm vajza vendosi të flsite me të atin për tmerrin që përjetoi në duart e 33-vjeçarit duke i treguar njëkohësisht se ai e shantazhonte me video dhe foto.

50-vjeçari më pas ka marrë armën e gjahut dhe me pretendimin se kishte defekt në makinë ka thirrur viktimën për ndihmë në rrugën provinciale Volou-Zagoras.

Pas një debati të ashpër, 50 vjeçari e ka ekzekutuar me plumb në kokë dhe më pas është vetëdorëzuar në polici.

Bashkëshortja e autorit dhe motra e viktimës në një prononcim për protothema.gr tregon se rasti doli në dritë 3 ditë më parë dhe deri atëherë 18-vjeçarja nuk kishte përmendur asgjë.

Në të njëjën kohë, ajo tha se vëllai i saj nuk kishte lënë të kuptohej asgjë nga veprimet e tij.

“Këtë e kam mësuar 3-4 ditë më parë. Nuk dija gjë, as vajza nuk tha gjë. Burri e mori vesh dhe e vrau. Më mori në telefon dhe më tha “Të vrava vëllanë””, thotë gruaja e tronditur./vizionplus.tv  

Share.
Exit mobile version