minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Horror në Rusi, 37-vjeçari masakron punonjëset e seksit dhe iu pret kokën - Shqiperia.info

Një 37-vjeçar është arrestuar në Rusi për vrasjen e dy grave të ekstraduara që besohet se i ka vrarë në harkun kohor të 48 orëve. Viktimat dyshohet të jenë punonjëse seksi, ndërsa arsyeja e “zemërimit” të autorit ishin mendimet se nuk mund të kryente marrëdhënie seksuale siç duhej me to.

Sipas Daily Mail, duke cituar mediat vendase, Alexei Varakin kreu vrasjen e parë, duke i prerë kokën punonjëses së seksit. Pas ngjarjes ai u largua dhe kërkoi të “qetësohej” tek një tjetër punonjëse seksi, fati i të cilës ishte i njëjtë me të parën.

37-vjeçari u arrestua pasi u gjetën trupat e dy grave, 40-vjeçares Olga Varobiova dhe 25-vjeçares Vlada Skitskaya. Gruaja e parë u gjet me kokën e prerë në afërsi të hotelit ku kishte takuar klientin e saj në Moskë, ndërsa Skitskaya besohet se është vrarë një ditë pas Varakinit në apartamentin që merrte me qira në kryeqytetin rus.

Varakin, me origjinë nga Uzbekistani, u lirua së fundmi pas vitesh në një institucion mendor për vrasjen e dy punonjësve të seksit në vitin 2010. Të nesërmen ai vizitoi Skitskaya sepse donte të “qetësohej” pas vrasjes së parë. Tërbimi vrastar i Varakinit u rishfaq kur ai mendoi se vajza po e tallte se nuk ishte mirë në shtrat dhe e sulmoi me thikë. 25-vjeçarja tentoi të mbrohej dhe plagosi 37-vjeçarin, më pas telefonoi një shoqe dhe i tha se një klient po përpiqej ta vriste. Policia mbërriti në vendngjarje dhe e gjeti të renë të pa jetë, ndërsa në trupin e saj kishte shenja të tentativës për prerje koke./vizionplus.tv/

Share.
Exit mobile version