
Persona të armatosur hapën zjarr të dielën në një sinagogë, dy kisha ortodokse dhe një stacion policie në dy qytete të Dagestanit, duke vrarë një prift 66-vjeçar dhe të paktën 15 policë, siç njoftoi Sergei Melikov, lideri i kësaj republike ruse.
Sulmet ndodhën në qytetin Makhachkala, kryeqyteti i Republikës së Dagestanit dhe në qytetin bregdetar të Derbentit. Komiteti Hetues i Rusisë tha të dielën se kishte hapur një hetim penal për “akte terroriste”, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Nga ana e saj, agjencia ruse e lajmeve TASS raportoi se sulmuesit ishin anëtarë të një “organizate terroriste ndërkombëtare” sipas agjencive të zbatimit të ligjit. Autorët e sulmit në Derbent më herët janë parë duke ikur me një makinë.
In the Russian republic of Dagestan, there are reports of shooting and explosions
In Derbent, unknown individuals opened fire on an Orthodox church and a synagogue, resulting in a fire at the scene. An interception plan has been initiated.
Additionally, a traffic police post… pic.twitter.com/9btxR9hjTe
— NEXTA (@nexta_tv) June 23, 2024
“Është një ditë tragjike për Dagestanin dhe gjithë vendin”, tha Sergei Melikov në një video-mesazh të shpërndarë përmes platformës Telegram.
Kryetari i Këshillit të Komuniteteve Hebraike të Federatës Ruse, Baruch Gorin, njoftoi në një mesazh Telegram se sinagogës në Derbent iu vu zjarri dhe u dogj.
Sulmet e koordinuara nga persona të armatosur në kryeqytetin e Dagestanit, Makhachkala, dhe në qytetin e Derbentit (më në jug), erdhën tre muaj pas një masakre në të cilën 145 njerëz vdiqën në një sallë koncertesh pranë Moskës. Sulmi u mor përsipër nga grupi Shteti Islamik.
National Guard troops have arrived in Derbent – local Telegram channels
A counterterrorist operation regime has been implemented in the city. https://t.co/h40ApwbTdR pic.twitter.com/xaOLwlwHmd
— NEXTA (@nexta_tv) June 23, 2024
Një i dyshuar është arrestuar
“Ne e kuptojmë se kush qëndron pas organizimit të sulmeve terroriste dhe cili ishte qëllimi i tyre,” vuri në dukje Melikov, por nuk dha më shumë detaje.
Mediat ruse raportojnë se dy nga djemtë e Magomed Omarov, kreut të qarkut Sergokalinsky, ishin midis autorëve. Omarov, 63 vjeç, u arrestua dhe dyshohet se organizoi sulmin terrorist.
Gjashtë nga sulmuesit u vranë, sipas Sergei Melikov, i cili shpalli tre ditë zie në Republikën e Dagestanit./vizionplus.tv