Close Menu
    What's Hot
    Banka Popullore: Ulen kompensimet për kryerjen e pagesave në vend dhe në SEPA

    Banka Popullore: Ulen kompensimet për kryerjen e pagesave në vend dhe në SEPA

    16/07/2025
    “Të ka dal emri që shkon në burgje” – Efi nuk heziton, i kthehet ndjekësit

    “Të ka dal emri që shkon në burgje” – Efi nuk heziton, i kthehet ndjekësit

    16/07/2025
    Banka Popullore: Ulen kompensimet për kryerjen e pagesave në vend dhe në SEPA

    FKF: Gruri në Maqedoni me cilësi të mirë dhe rendiment të kënaqshëm

    16/07/2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      Po lundronin me jet ski në Ksamil, përplasen me njëri-tjetrin dy vëllezërit francezë

      Po lundronin me jet ski në Ksamil, përplasen me njëri-tjetrin dy vëllezërit francezë

      08/07/2025
      Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën në Devoll, përfundon në spital shoferi

      Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën në Devoll, përfundon në spital shoferi

      08/07/2025
      U mbyt në liqenin e Shkodrës teksa tentonte të ndihmonte dy turistët, vijojnë kërkimet për trupin e pajetë të kapitenit të anijes

      U mbyt në liqenin e Shkodrës teksa tentonte të ndihmonte dy turistët, vijojnë kërkimet për trupin e pajetë të kapitenit të anijes

      08/07/2025
      Fermerët hedhin prodhimin në rrugë: Pikat e grumbullimit i marrin perimet me çmime të ulëta, i shesin shtrenjt

      Fermerët hedhin prodhimin në rrugë: Pikat e grumbullimit i marrin perimet me çmime të ulëta, i shesin shtrenjt

      28/04/2025
      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      28/01/2025
      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      28/01/2025
      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      27/01/2025
      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      09/01/2025
      Banka Popullore: Ulen kompensimet për kryerjen e pagesave në vend dhe në SEPA

      Banka Popullore: Ulen kompensimet për kryerjen e pagesave në vend dhe në SEPA

      16/07/2025
      Banka Popullore: Ulen kompensimet për kryerjen e pagesave në vend dhe në SEPA

      FKF: Gruri në Maqedoni me cilësi të mirë dhe rendiment të kënaqshëm

      16/07/2025
      Banka Popullore: Ulen kompensimet për kryerjen e pagesave në vend dhe në SEPA

      Çmimet e banesave në RMV gjithnjë e në rritje, Sllaveski: Do të marrim masa, është fakt shqetësues

      16/07/2025
      Banka Popullore: Ulen kompensimet për kryerjen e pagesave në vend dhe në SEPA

      QMK: Tre zjarre aktive, një është shuar si dhe një është nën kontroll

      16/07/2025
      Banka Popullore: Ulen kompensimet për kryerjen e pagesave në vend dhe në SEPA

      Banka Popullore: Ulen kompensimet për kryerjen e pagesave në vend dhe në SEPA

      16/07/2025
      “Të ka dal emri që shkon në burgje” – Efi nuk heziton, i kthehet ndjekësit

      “Të ka dal emri që shkon në burgje” – Efi nuk heziton, i kthehet ndjekësit

      16/07/2025
      Banka Popullore: Ulen kompensimet për kryerjen e pagesave në vend dhe në SEPA

      FKF: Gruri në Maqedoni me cilësi të mirë dhe rendiment të kënaqshëm

      16/07/2025
      Banka Popullore: Ulen kompensimet për kryerjen e pagesave në vend dhe në SEPA

      Çmimet e banesave në RMV gjithnjë e në rritje, Sllaveski: Do të marrim masa, është fakt shqetësues

      16/07/2025
    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      A trashëgohen traumat ndër breza? Doktoresha: Ka studime që e vertetojnë, por mund të ndalohet

      A trashëgohen traumat ndër breza? Doktoresha: Ka studime që e vertetojnë, por mund të ndalohet

      08/07/2025
      Shtatzënë vetëm me meditim/ Mjekja shqiptare në Zvicër tregon si t’ia arrish edhe në moshë të avancuar

      Shtatzënë vetëm me meditim/ Mjekja shqiptare në Zvicër tregon si t’ia arrish edhe në moshë të avancuar

      08/07/2025
      Pesë ushqimet e shëndetshme që duhet t’i shtoni dietës tuaj, ja cilat janë ato

      Pesë ushqimet e shëndetshme që duhet t’i shtoni dietës tuaj, ja cilat janë ato

      08/07/2025
      Traumat e fëmijërisë apo fat i paracaktuar, çfarë e përcakton jetën tonë sipas shkencës?

      Traumat e fëmijërisë apo fat i paracaktuar, çfarë e përcakton jetën tonë sipas shkencës?

      08/07/2025
      Artemisa Gogollari/ Mjekja nga Përmeti që kaloi nga depresioni në një prej motivueseve më të mëdha në Shqipëri

      Artemisa Gogollari/ Mjekja nga Përmeti që kaloi nga depresioni në një prej motivueseve më të mëdha në Shqipëri

      08/07/2025
    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Bota»Si shuhet zjarri i Lindjes së Mesme
    Bota

    Si shuhet zjarri i Lindjes së Mesme

    02/02/20247 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Si shuhet zjarri i Lindjes së Mesme
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    Si shuhet zjarri i Lindjes së Mesme

    Nga The Economist

    Përktheu: Jona Velia-Vizionplus.tv 

    Në muajt pasi Hamasi kreu mizorinë më të keqe kundër hebrenjve që nga Holokausti, konflikti është përhapur në të gjithë Lindjen e Mesme.

    Në total, dhjetë vende tani janë të përfshira në luftë. Në Gaza ushtarët izraelitë dhe Hamasi vazhdojnë të luftojnë me njëri-tjetrin, edhe pse 2 milionë njerëz përballen me zinë e bukës.

    Përtej kufirit me Libanin, Hezbollahu dhe Izraeli janë në një luftë të shkallës së ulët.

    Ndërkohë, rebelët Houthi në Jemen po sulmojnë anijet e mallrave, duke krijuar një krizë financiare në Egjipt dhe duke marrë në “këmbim” kundërpërgjigje nga Amerika dhe Britania.

    Vrasja e tre ushtarëve në Jordani më 28 janar nga milicitë në Irak mund të nxisë një përplasje midis Amerikës dhe Iranit, i cili sponsorizon “boshtin e rezistencës”.

    Është e lehtë të bwhesh pesimist nw kwtw panoramw, por ka një rrugëdalje.

    Mes diplomacisë intensive, të udhëhequr nga Amerika dhe Arabia Saudite, po merr formw njw një marrëveshje transformuese.

    Ajo që marrëveshja ofron ndryshe nga të tjerat është konsensusi për lirimin e propozuar të pengjeve për të qetwsuar politikën izraelite, e cila do të shërbejë për të hapur rrugën drejt krijimit të një shteti palestinez.

    Më pas përkushtimi i Izraelit në këtë marrëveshje do përdoret si bazë për një marrëveshje mes tij dhe Arabisë Saudite, në të cilën njohja reciproke mbështetet nga garancitë e sigurisë amerikane.

    Zyrtarët thonë se shanset për një marrëveshje pengjesh mund të jenë 50% me 50% dhe, me këtë në fuqi, shanset për një marrëveshje saudio-izraelite mund të jenë gjithashtu 50% me 50%.

    Çmimi nuk është aspak i sigurt, por premton një arkitekturë të re ekonomike dhe të sigurisë në Lindjen e Mesme.

    Një “fije shprese” është se Izraeli mund të dëshirojë të ndalojë luftën. Shumë izraelitë janë të dëshpëruar për t’i kthyer pengjet e tyre në shtëpi. Vijimi i luftws nuk shwrben nw cclirimin e pengjeve.

    Nga ana tjetër, Izraeli ka përparuar drejt qëllimeve të tij ushtarake. Hamasi ka humbur gjysmën e territorit gjysmën e luftëtarëve (pretendon ushtria izraelite), ndoshta një të tretën e tuneleve dhe shumë prej udhëheqësve të tij, ndonëse jo më të lartët.

    Në këtë pikë, Izraeli pritet të thellojë krizën humanitare të civilëve që e ka vënë nën presionin ndërkombëtar, ku rrezikon të dëmtojë ende reputacionin e shtetit hebre.

    Një arsye tjetër për shpresë është se Amerika, Egjipti, shtetet e Gjirit dhe Arabia Saudite gjithashtu kanë arsye të forta për të punuar së bashku.

    Ndërsa lufta është përhapur, të gjitha keto vende kanë parë shtrirjen e plotë të ndikimit malinj të Iranit. Nëpërmjet përfaqësuesve të tij rajonal, të armatosur me dronë dhe raketa, Irani po përpiqet të mbjellë kaos edhe pse kërkon të shmangë një luftë të drejtpërdrejtë me Izraelin ose Amerikën.

    Të gjithë duan të ndalojnë regjimin e Iranit që kërkon të shfaqet si fuqi rajonale, e aftë për të kërcënuar Izraelin dhe Gjirin, si dhe për të patur kontroll mbi tregtinë botërore si shpërblim nga kaosi i krijuar.

    Kjo do të ishte një “tallje” për SHBA dhe do të konsiderohej si dështim në parandalimin e influencës iraniane në këto rajone të Lindjes së Mesme.

    Askush nuk dëshiron të shohë një luftë shkatërruese që do të vendosë Amerikën dhe Izraelin kundër Iranit.

    Paqja është e vetmja rrugëdalje.

    Plani fillon me një pauzë humanitare të ndërmjetësuar nga Amerika, Katari dhe Egjipti.

    Armëpushimi i parë, në nëntor, zgjati vetëm shtatë ditë; i ardhshmi mund të zgjasë për një ose dy muaj dhe të lirojë shumë në mos të gjithë pengjet e mbetura, përmes disa fazash negocimi.

    Kjo mund të ulw gjakrat nw politikën izraelite dhe të ndihmojë popullin izraelit të shikojë përtej tmerrit të 7 tetorit. Amerika dhe Arabia Saudite po i kërkojnë Izraelit të angazhohet për një shtet palestinez dhe të provojë vendosmërinë e tij, për shembull, duke bllokuar vendbanimet në Bregun Perëndimor.

    Hapi tjetër përfshin Muhamed bin Salman, udhëheqësin autokratik por modernizues të Arabisë Saudite.

    Para 7 tetorit ai po punonte për një marrëveshje që njihte Izraelin në këmbim të një traktati të mbrojtjes saudito-amerikane. Në të vërtetë, një motiv tjetër që mund të fshihej pas sulmit të Hamasit ishte sabotimi i planeve të tij. Përkundër gjasave, Arabia Saudite ende po përpiqet për këtë vizion.

    Një marrëveshje do të shënonte angazhimin më të madh arab për paqen në tre dekada. Ai gjithashtu do të përfshinte Izraelin dhe do t’u ofronte palestinezëve një angazhim konkret për krijimin e shtetit të tyre. Me kalimin e kohës, kjo mund të evoluojë në një aleancë rajonale të udhëhequr nga Amerika për të frenuar Iranin.

    Dy janë pengesat e mëdha që nuk lejojnë zbatimin e këtij plani: Benjamin Netanyahu, kryeministri i Izraelit dhe Yahya Sinwar, udhëheqësi i Hamasit në Gaza dhe arkitekti i 7 tetorit.

    Netanyahu është një skeptik i përjetshëm për një shtet palestinez. Ai ka toleruar veprimet e dhunshme të kolonëve ekstremistë. Megjithatë, sondazhet tregojnë se vetëm 15% e izraelitëve mendojnë se ai duhet të mbetet në pushtet pas luftës.

    Një armëpushim i gjatë dhe lirimi i pengjeve mund të krijojë mundësi për rivalët e tij.

    Udhëheqësi i ardhshëm i Izraelit mund të jetë dikush që mund t’i thotë popullit të tij se themeli më i mirë për sigurinë e tyre nuk është lufta e pafundme, por aleancat e forta dhe një rrugë drejt paqes.

    Presidenti Joe Biden duhet ta përshpejtojë këtë tranzicion duke i “mbushur mendjen” Netanyahut, siç ky i fundit ka bërë jo rrallë herë me presidentët amerikanë. Ai duhet të hapë një ambasadë në Jerusalem për palestinezët, që të krahasohet me atë që Donald Trump hapi për Izraelin.

    Po pengesa tjetër, Sinwar? Ai mendohet të jetë i izoluar nën jug të Gazës, me trupa izraelite që duan “kokën e tij”.

    Edhe pse ai ka shkaktuar një katastrofë mbi Gazën, ai do të pretendojë një fitore të madhe thjesht duke mbijetuar.

    Është e mundur që krahu i armatosur dhe më fanatik i Hamasit të dilte pas një armëpushimi si forca dominuese në Gaza dhe të pretendonte për udhëheqje më të gjerë palestineze.

     Me inkurajimin e Iranit, Sinwar mund të sulmojë Izraelin, të provokojë hakmarrje dhe në këtë mënyrë të sabotojë çdo përparim drejt paqes.

    Për të penguar sulme të tilla dhe për të vazhduar shkatërrimin e tuneleve, prania ushtarake e Izraelit në Gaza do të jetë për disa kohë.

    Kjo do të zhgënjejë ata që duan një tërheqje të menjëhershme.

    Por Izraeli duhet ta ketë të qartë se, nëse siguria e tij garantohet dhe Hamasi mbetet jashtë pushtetit, atëherë Sinwar do të tërhiqet dhe mund t’i kërkohet të largohet nga Gaza për në një vend të tillë si Katari, siç Yasser Arafat u largua nga Libani për në Tunizi.

    Ai ka të ngjarë të këmbëngulë për të qëndruar. Kjo do të rriste vlerën e paqeruajtësve ndërkombëtarë, përfshirë nga shtetet arabe, të ngarkuar me sigurimin e sigurisë në Gaza, në mënyrë që të krijohet hapësira për shfaqjen e një qeverie të moderuar.

    Që kjo të jetë e mundur, nevojitet vullnet i menjëhershëm nga të gjitha palët. Sa më shumë që Izraeli të frenojë kolonët e tij në Bregun Perëndimor dhe sa më shumë të besohet të angazhohet ndaj një shteti palestinez, aq më shumë liri veprimi do të ketë për të mbajtur nën kontroll luftëtarët e Hamasit.

    Sa më shumë që shtetet arabe të jenë të gatshme të shpenzojnë para dhe të ofrojnë siguri, aq më të sigurt do të jenë izraelitët dhe palestinezët e zakonshëm të prirur për ndryshim.

    Sikundër, sa më shumë Amerika të negociojë me palët, aq më mirë. Paqja dhe stabiliteti në Lindjen e Mesme do të fitohen gjithmonë me vështirësi. Por bota duhet ta shfrytëzojë këtë shans./vizionplus.tv/

    Lexo edhe:

    1. “I pavdekshëm!” Përcillet për në banesën e fundit këngëtari grek Vasilis Karras
    2. Tërmet në Kroaci, magnituda dhe epiqendra
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    Pse Trump do të “luftojë” për të dobësuar dollarin?

    Pse Trump do të “luftojë” për të dobësuar dollarin?

    30/07/20243 Mins Read
    Medvedev: Ukraina i përket Rusisë, marrëdhëniet me SHBA janë më të këqija se kurrë

    Medvedev: Ukraina i përket Rusisë, marrëdhëniet me SHBA janë më të këqija se kurrë

    04/03/20241 Min Read
    Gruaja vret një burrë në mes të rrugës

    Gruaja vret një burrë në mes të rrugës

    20/01/20241 Min Read
    E ëma e braktisi dhe jetonte me partnerin, 9-vjeçari qëndroi vetëm për dy vjet dhe vidhte domate për tu ushqyer

    E ëma e braktisi dhe jetonte me partnerin, 9-vjeçari qëndroi vetëm për dy vjet dhe vidhte domate për tu ushqyer

    19/01/20242 Mins Read
    Lufta në Izrael, Bliken do të vizitojë Lindjen e Mesme javën e ardhshme

    Lufta në Izrael, Bliken do të vizitojë Lindjen e Mesme javën e ardhshme

    27/12/20232 Mins Read
    Top Posts
    “Të ka dal emri që shkon në burgje” – Efi nuk heziton, i kthehet ndjekësit

    “Të ka dal emri që shkon në burgje” – Efi nuk heziton, i kthehet ndjekësit

    16/07/2025
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    26/12/2023
    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    26/12/2023
    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    Banka Popullore: Ulen kompensimet për kryerjen e pagesave në vend dhe në SEPA Maqedonia

    Banka Popullore: Ulen kompensimet për kryerjen e pagesave në vend dhe në SEPA

    16/07/20253 Mins Read

    Në kuadër të aktiviteteve për modernizimin e sistemit të pagesave dhe inkurajimin e pagesave elektronike,…

    “Të ka dal emri që shkon në burgje” – Efi nuk heziton, i kthehet ndjekësit

    “Të ka dal emri që shkon në burgje” – Efi nuk heziton, i kthehet ndjekësit

    16/07/2025
    Banka Popullore: Ulen kompensimet për kryerjen e pagesave në vend dhe në SEPA

    FKF: Gruri në Maqedoni me cilësi të mirë dhe rendiment të kënaqshëm

    16/07/2025
    Banka Popullore: Ulen kompensimet për kryerjen e pagesave në vend dhe në SEPA

    Çmimet e banesave në RMV gjithnjë e në rritje, Sllaveski: Do të marrim masa, është fakt shqetësues

    16/07/2025
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    “Të ka dal emri që shkon në burgje” – Efi nuk heziton, i kthehet ndjekësit

    “Të ka dal emri që shkon në burgje” – Efi nuk heziton, i kthehet ndjekësit

    16/07/2025
    Arbana Osmani flet hapur: E kam provuar “Ozempic”, më ka bërë shumë keq

    Arbana Osmani flet hapur: E kam provuar “Ozempic”, më ka bërë shumë keq

    16/07/2025
    Tayna paralajmëron “megahitin” e kësaj vere

    Tayna paralajmëron “megahitin” e kësaj vere

    16/07/2025
    Me te lexuara
    Banka Popullore: Ulen kompensimet për kryerjen e pagesave në vend dhe në SEPA

    Banka Popullore: Ulen kompensimet për kryerjen e pagesave në vend dhe në SEPA

    16/07/2025
    “Të ka dal emri që shkon në burgje” – Efi nuk heziton, i kthehet ndjekësit

    “Të ka dal emri që shkon në burgje” – Efi nuk heziton, i kthehet ndjekësit

    16/07/2025
    Banka Popullore: Ulen kompensimet për kryerjen e pagesave në vend dhe në SEPA

    FKF: Gruri në Maqedoni me cilësi të mirë dhe rendiment të kënaqshëm

    16/07/2025
    © 2025 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.