Close Menu
    What's Hot
    Policia jep detaje për vajzën 16-vjeçare që ka rënë në lumin Vardar

    Policia jep detaje për vajzën 16-vjeçare që ka rënë në lumin Vardar

    25/07/2025
    Vajza e ish-presidentit Ibrahim Rugova, Teuta martohet me Agron Gjeloshin në Katedrale

    Vajza e ish-presidentit Ibrahim Rugova, Teuta martohet me Agron Gjeloshin në Katedrale

    25/07/2025
    Policia jep detaje për vajzën 16-vjeçare që ka rënë në lumin Vardar

    Regjistrohet tërmet në Maqedoni

    25/07/2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      Po lundronin me jet ski në Ksamil, përplasen me njëri-tjetrin dy vëllezërit francezë

      Po lundronin me jet ski në Ksamil, përplasen me njëri-tjetrin dy vëllezërit francezë

      08/07/2025
      Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën në Devoll, përfundon në spital shoferi

      Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën në Devoll, përfundon në spital shoferi

      08/07/2025
      U mbyt në liqenin e Shkodrës teksa tentonte të ndihmonte dy turistët, vijojnë kërkimet për trupin e pajetë të kapitenit të anijes

      U mbyt në liqenin e Shkodrës teksa tentonte të ndihmonte dy turistët, vijojnë kërkimet për trupin e pajetë të kapitenit të anijes

      08/07/2025
      Fermerët hedhin prodhimin në rrugë: Pikat e grumbullimit i marrin perimet me çmime të ulëta, i shesin shtrenjt

      Fermerët hedhin prodhimin në rrugë: Pikat e grumbullimit i marrin perimet me çmime të ulëta, i shesin shtrenjt

      28/04/2025
      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      28/01/2025
      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      28/01/2025
      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      27/01/2025
      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      09/01/2025
      Policia jep detaje për vajzën 16-vjeçare që ka rënë në lumin Vardar

      Policia jep detaje për vajzën 16-vjeçare që ka rënë në lumin Vardar

      25/07/2025
      Policia jep detaje për vajzën 16-vjeçare që ka rënë në lumin Vardar

      Regjistrohet tërmet në Maqedoni

      25/07/2025
      Policia jep detaje për vajzën 16-vjeçare që ka rënë në lumin Vardar

      Kocevski për rastin Koçani: Nuk ka aktakuzë ‘grupore’, çdo i dyshuar është përgjegjës për veprimet e veta

      25/07/2025
      Policia jep detaje për vajzën 16-vjeçare që ka rënë në lumin Vardar

      Një 55-vjeçar nga Shkupi u gjet i vdekur në ujërat e Liqenit të Ohrit

      25/07/2025
      Policia jep detaje për vajzën 16-vjeçare që ka rënë në lumin Vardar

      Policia jep detaje për vajzën 16-vjeçare që ka rënë në lumin Vardar

      25/07/2025
      Vajza e ish-presidentit Ibrahim Rugova, Teuta martohet me Agron Gjeloshin në Katedrale

      Vajza e ish-presidentit Ibrahim Rugova, Teuta martohet me Agron Gjeloshin në Katedrale

      25/07/2025
      Policia jep detaje për vajzën 16-vjeçare që ka rënë në lumin Vardar

      Regjistrohet tërmet në Maqedoni

      25/07/2025
      Policia jep detaje për vajzën 16-vjeçare që ka rënë në lumin Vardar

      Kocevski për rastin Koçani: Nuk ka aktakuzë ‘grupore’, çdo i dyshuar është përgjegjës për veprimet e veta

      25/07/2025
    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      A trashëgohen traumat ndër breza? Doktoresha: Ka studime që e vertetojnë, por mund të ndalohet

      A trashëgohen traumat ndër breza? Doktoresha: Ka studime që e vertetojnë, por mund të ndalohet

      08/07/2025
      Shtatzënë vetëm me meditim/ Mjekja shqiptare në Zvicër tregon si t’ia arrish edhe në moshë të avancuar

      Shtatzënë vetëm me meditim/ Mjekja shqiptare në Zvicër tregon si t’ia arrish edhe në moshë të avancuar

      08/07/2025
      Pesë ushqimet e shëndetshme që duhet t’i shtoni dietës tuaj, ja cilat janë ato

      Pesë ushqimet e shëndetshme që duhet t’i shtoni dietës tuaj, ja cilat janë ato

      08/07/2025
      Traumat e fëmijërisë apo fat i paracaktuar, çfarë e përcakton jetën tonë sipas shkencës?

      Traumat e fëmijërisë apo fat i paracaktuar, çfarë e përcakton jetën tonë sipas shkencës?

      08/07/2025
      Artemisa Gogollari/ Mjekja nga Përmeti që kaloi nga depresioni në një prej motivueseve më të mëdha në Shqipëri

      Artemisa Gogollari/ Mjekja nga Përmeti që kaloi nga depresioni në një prej motivueseve më të mëdha në Shqipëri

      08/07/2025
    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Bota»Si përfundojnë plehrat e paligjshme të Europës në Azi?
    Bota

    Si përfundojnë plehrat e paligjshme të Europës në Azi?

    26/04/20245 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Si përfundojnë plehrat e paligjshme të Europës në Azi?
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    Si përfundojnë plehrat e paligjshme të Europës në Azi?

    Shtetet e Azisë Juglindore, si Malajzia, Vietnami, Tajlanda dhe Indonezia, po përballen me një fluks të shtuar të anijeve të mallrave që vijnë të tejmbushura me plehra të paligjshme nga shtetet e industrializuara, ku një sasi e konsiderueshme trafikohet nga Europa.

    Sipas një raporti të ri të Kombeve të Bashkuara që gjurmon trendet e trafikimit të mbetjeve nga Europa dhe Azia Juglindore, trafikantët shfrytëzojnë hapësirat dhe strukturat ligjore të bizneseve, duke e shndërruar trafikimin e mbetejeve një prej veprimtarive kriminale më të rrezikshme që ndikojnë në mjedis.

    Pavarësisht rregulloreve ekzistuese, trafikantët fuqizohen nga mungesa e zbatimit të ligjit dhe joshen nga mundësitë për të fituar të ardhura lehtësisht. Komisioni Europian vlerëson se 15-30% të dërgesave të mbeturinave nga BE janë të jashtëligjshme, duke gjeneruar miliarda euro të ardhura të paligjshme çdo vit.

    “Në çastin kur plehrat flaken në mënyrë të pakontrolluar, atëherë ato kthehen në problem për gjithësecilin prej nesh. Kur themi se duhet luftuar urgjentisht kundër trafikimit të plehrave, nuk ekzagjerojmë” – thotë për DW Masood Karimipour, përfaqësues i Azisë Juglindore pranë Kombeve të Bashkuara, nga Zyra Kundër Drogës dhe Krimit.

    Sipas të njëjtit raport, vendet e Shoqatës së Shteteve të Azisë Juglindore (ASEAN), në periudhën 2017-2021 importuan së bashku më shumë se 100 milionë tonë mbetje të metaleve, letrës dhe plastikës, në një vlerë prej rreth 47 miliardë eurosh.

    Indonezia – epiqendra e trafikimit të mbetjeve

    Tregtia e botërore e mbetjeve ka pësuar një ndryshim drastik gjatë viteve të fundit si pasojë e një sërë masash të ndërmarra nga Kina në vitin 2018, për të luftuar fluksin e importit të mbeturinave të padëshiruara brenda territorit të saj. Rezultatet që dhanë masat e vazhdueshme dhe të ashpra të Kinës, bënë që linjat e dërgesave të plehrave të merrnin tjetër rrjedhë, dukshëm drejt Azisë Juglindore. Shtetet si Indonezia janë kthyer në destinacionet parësore të ngarkesave të anijeve që mbartin plehra të ligjshme dhe të paligjshme. “Në Indonezi nuk ka asnjë ekosistem që mbështet konsumin, prodhimin dhe riciklimin e qëndrueshëm” – i tha DW Yuyun Ismawati, këshilltar i lartë i fondacionit mjedisor “Nexus3”.

    Referuar të dhënave nga Zyra e Statistikave të Indonezisë, pas vitit 2018, vendi u përball me një rritje të papritur të importeve të mbetjeve, ku kryesisht mbetjet e letrës dhe plastikës mbizotëruan ngarkesat e shteteve perëndimore europiane. “Nexus3” zbuloi se mbetjet plastike shpesh kontaminojnë copëzat e letrës, duke përbërë kërcënim alarmant për mjedisin dhe shëndetin, kryesisht në rajone si Java ose Sumatra.

    Plastika problematike asgjësohet ose u dhurohet komuniteteve vendase nga kompanitë që importojnë letër, të cilët më pas përfshihen në ndarjen dhe djegien e paligjshme të plastikës.

    Zjarret çlirojnë nivele alarmante dioksinash dhe kimikatesh të rrezikshme, të cilat më pas përfundojnë në zinxhirët e ushqimit njerëzor. Për shkak të tymit dhe ushqimit të helmuar, shumë banorë të këtyre fshatrave sëmuren rëndë nga mushkëritë, stomaku madje dhe kanceri dhe detyrohen të braktisin shtëpitë e tyre.

    Mbetjet, një biznes shumë fitimprurës

    Pavarësisht pasojave të dëmshme në shëndet dhe mjedis, trafikimi i mbetjeve shihet ende si një aktivitet kriminal shumë fitimprurës në Azinë Juglindore.

    Sipas Serena Favarin, kriminologe italiane e “Universita Cattolica del Sacro Cuore”, trafikantët përdorin metoda të sofistikuara dhe zinxhirë të furnizimit ushqimor për të shmangur kontrollet dhe mbeturinat e anijeve, në vendet ku rregulloret janë më pak të rrepta dhe çmimet për asgjësim të paligjshëm të mbeturinave janë shumë më të ulëta. “Krimi nuk funksionon njësoj në të gjitha vendet, dhe kjo krijon një çorganizim në mënyrën se si trajtohen mbetjet” – i tha ajo DW.

    Në shumë shtete ku përfundojnë mbetjet, trafikimi i mbetjeve nuk ndiqet penalisht, por përbën shkelje administrative dhe civile. Edhe nëse trafikantët i shkelin ato rregulla haptas dhe vazhdimisht, dënimet shpesh janë minimale, duke bërë të mundur “lulëzimin” e aktiviteteve të paligjshme.

    Si luftohen mbetjet e jashtëligjshme?

    Edhe pse trafikimi i jashtëligjshëm i mbeturinave shkakton shumë probleme për komunitetet, ekspertët pajtohen me mendimin se një menaxhim i mirë-rregulluar i plehrave të ligjshme, është i nevojshëm. Ky menaxhim zbut dëmet në mjedis dhe funksionon më së miri përmes riciklimit.

    Për këtë arsye, shumë vende dhe aksione ndërkombëtare ligjzbatuese midis Azisë dhe Europës, po ndërmarrin operacione të përbashkëta për të mbyllur boshllëqet dhe shkatërruar aktivitetin e paligjshëm ekonomik në të cilat veprojnë kriminelët. “Është e rëndësishme të forcohet bashkëpunimi ndërmjet vendeve, në mënyrë që të krijohen rregullore të njësuara mes shteteve. Duke pasur rregullore të ngjashme, është më e lehtë të veprohet” – thotë Favarin.

    Harmonizimi i kornizave ligjore mund të ndihmojë në miratimin e ligjeve më të forta dhe të imponojë gjobitje më të ashpra për krimet që lidhen me trafikimin e mbeturinave. Aktualisht Bashkimi Europian po përditëson rregulloret e dërgesave të mbeturinave, me qëllim zvogëlimin e eksporteve problematike dhe forcimin e zbatimit të ligjeve. Ndryshimet pritet të miratohen në fund të këtij muaji.

    Për më tepër, teknologjia e re mund të vihet në dispozicion për mbrojtjen e mjedisit. “Dronët ose imazhet satelitore mund të ndihmojnë në zbulimin e sasive të mëdha të mbeturinave ose grumbujve të mbeturinave në zona të veçanta, si vendgrumbullimet e paligjshme të mbetjeve ose zjarret e paligjshme në zonat e mbrojtura” – përmbyll Favarin. /DW

    Lexo edhe:

    1. Azilkërkuesit që arrijnë në Greqi përballen me një realitet të zymtë
    2. VIDEO/ Ushtria izraelite vret 20 persona të armatosur palestinezë në spitalin Al Shifa
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    Rusia: Kemi zmbrapsur disa sulme ajrore të Ukrainës

    Rusia: Kemi zmbrapsur disa sulme ajrore të Ukrainës

    22/08/20242 Mins Read
    Bullgari, një i vdekur dhe dy të zhdukur nga shpërthimet e njëpasnjëshme në magazinat e fishekzjarreve

    Bullgari, një i vdekur dhe dy të zhdukur nga shpërthimet e njëpasnjëshme në magazinat e fishekzjarreve

    26/07/20241 Min Read
    VIDEO/ Pije, celular dhe tortë! Festë brenda burgut të Janinës, “kapoja” shqiptar drejtonte tregtinë e drogës nga qelia

    VIDEO/ Pije, celular dhe tortë! Festë brenda burgut të Janinës, “kapoja” shqiptar drejtonte tregtinë e drogës nga qelia

    02/07/20242 Mins Read
    Koreja e Veriut thotë se kryeministri japonez ka kërkuar takim me Kim Jong Un

    Koreja e Veriut thotë se kryeministri japonez ka kërkuar takim me Kim Jong Un

    25/03/20242 Mins Read
    Aksident tragjik në pistën e garave, makina përplas spektatorët, 4 të vdekur dhe disa të plagosur

    Aksident tragjik në pistën e garave, makina përplas spektatorët, 4 të vdekur dhe disa të plagosur

    24/03/20241 Min Read
    Top Posts
    Vajza e ish-presidentit Ibrahim Rugova, Teuta martohet me Agron Gjeloshin në Katedrale

    Vajza e ish-presidentit Ibrahim Rugova, Teuta martohet me Agron Gjeloshin në Katedrale

    25/07/2025
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    26/12/2023
    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    26/12/2023
    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    Policia jep detaje për vajzën 16-vjeçare që ka rënë në lumin Vardar Maqedonia

    Policia jep detaje për vajzën 16-vjeçare që ka rënë në lumin Vardar

    25/07/20251 Min Read

    Më 24.07.2025 rreth orës 16:30, në SPB Veles është raportuar se K.P. (29) nga Shkupi,…

    Vajza e ish-presidentit Ibrahim Rugova, Teuta martohet me Agron Gjeloshin në Katedrale

    Vajza e ish-presidentit Ibrahim Rugova, Teuta martohet me Agron Gjeloshin në Katedrale

    25/07/2025
    Policia jep detaje për vajzën 16-vjeçare që ka rënë në lumin Vardar

    Regjistrohet tërmet në Maqedoni

    25/07/2025
    Policia jep detaje për vajzën 16-vjeçare që ka rënë në lumin Vardar

    Kocevski për rastin Koçani: Nuk ka aktakuzë ‘grupore’, çdo i dyshuar është përgjegjës për veprimet e veta

    25/07/2025
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Vajza e ish-presidentit Ibrahim Rugova, Teuta martohet me Agron Gjeloshin në Katedrale

    Vajza e ish-presidentit Ibrahim Rugova, Teuta martohet me Agron Gjeloshin në Katedrale

    25/07/2025
    Sunny Hill Festival me pikë të shitjes së biletave në sheshin Zahiri Pajaziti

    Sunny Hill Festival me pikë të shitjes së biletave në sheshin Zahiri Pajaziti

    25/07/2025
    Jep dorëheqje drejtoresha e burimeve njerëzore e “Astronomer” që u kap në videon virale me eprorin e saj

    Jep dorëheqje drejtoresha e burimeve njerëzore e “Astronomer” që u kap në videon virale me eprorin e saj

    25/07/2025
    Me te lexuara
    Policia jep detaje për vajzën 16-vjeçare që ka rënë në lumin Vardar

    Policia jep detaje për vajzën 16-vjeçare që ka rënë në lumin Vardar

    25/07/2025
    Vajza e ish-presidentit Ibrahim Rugova, Teuta martohet me Agron Gjeloshin në Katedrale

    Vajza e ish-presidentit Ibrahim Rugova, Teuta martohet me Agron Gjeloshin në Katedrale

    25/07/2025
    Policia jep detaje për vajzën 16-vjeçare që ka rënë në lumin Vardar

    Regjistrohet tërmet në Maqedoni

    25/07/2025
    © 2025 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.