Close Menu
    What's Hot
    Duas në skenën e “Sunny Hill” i bashkohet edhe baba i saj Dukagjini, këndojnë këngën ‘Era’ nga Gjurmët

    01/08/2025
    Vetëm 10 minuta ecje pas ngrënies mund të përgjysmojë rritjen e sheqerit në gjak

    Osmani nga Çairi: Të rinjtë të jenë pjesë aktive e vendimarrjes në Komunë dhe jo vetëm spektatorë politikë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      Po lundronin me jet ski në Ksamil, përplasen me njëri-tjetrin dy vëllezërit francezë

      08/07/2025
      Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën në Devoll, përfundon në spital shoferi

      U mbyt në liqenin e Shkodrës teksa tentonte të ndihmonte dy turistët, vijojnë kërkimet për trupin e pajetë të kapitenit të anijes

      Fermerët hedhin prodhimin në rrugë: Pikat e grumbullimit i marrin perimet me çmime të ulëta, i shesin shtrenjt

      28/04/2025
      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      28/01/2025
      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      27/01/2025
      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      09/01/2025
      Osmani nga Çairi: Të rinjtë të jenë pjesë aktive e vendimarrjes në Komunë dhe jo vetëm spektatorë politikë

      Osmani nga Çairi: Të rinjtë të jenë pjesë aktive e vendimarrjes në Komunë dhe jo vetëm spektatorë politikë

      01/08/2025
      Osmani nga Çairi: Të rinjtë të jenë pjesë aktive e vendimarrjes në Komunë dhe jo vetëm spektatorë politikë

      LAMM: Pritje deri në 45 minuta në vendkalimet kufitare për hyrje dhe dalje nga vendi

      Mexhiti: Brenda një viti pensionet janë rritur me 7.000 denarë, dëshmi se pensionistët meritojnë respekt dhe dinjitet

      01/08/2025
      Osmani nga Çairi: Të rinjtë të jenë pjesë aktive e vendimarrjes në Komunë dhe jo vetëm spektatorë politikë

      Siljanovska-Davkova: Ministria e Drejtësisë ka tendencë që Ligji për përfaqësim të drejtë të dërgohet Komisionin e Venecias, është metodologji që duhet zbatuar

      01/08/2025
      Duas në skenën e “Sunny Hill” i bashkohet edhe baba i saj Dukagjini, këndojnë këngën ‘Era’ nga Gjurmët

      Duas në skenën e “Sunny Hill” i bashkohet edhe baba i saj Dukagjini, këndojnë këngën ‘Era’ nga Gjurmët

      01/08/2025
      Vetëm 10 minuta ecje pas ngrënies mund të përgjysmojë rritjen e sheqerit në gjak

      Vetëm 10 minuta ecje pas ngrënies mund të përgjysmojë rritjen e sheqerit në gjak

      01/08/2025
      Osmani nga Çairi: Të rinjtë të jenë pjesë aktive e vendimarrjes në Komunë dhe jo vetëm spektatorë politikë

      Osmani nga Çairi: Të rinjtë të jenë pjesë aktive e vendimarrjes në Komunë dhe jo vetëm spektatorë politikë

      01/08/2025
      Osmani nga Çairi: Të rinjtë të jenë pjesë aktive e vendimarrjes në Komunë dhe jo vetëm spektatorë politikë

      LAMM: Pritje deri në 45 minuta në vendkalimet kufitare për hyrje dhe dalje nga vendi

      01/08/2025
    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      A trashëgohen traumat ndër breza? Doktoresha: Ka studime që e vertetojnë, por mund të ndalohet

      Shtatzënë vetëm me meditim/ Mjekja shqiptare në Zvicër tregon si t’ia arrish edhe në moshë të avancuar

      Pesë ushqimet e shëndetshme që duhet t’i shtoni dietës tuaj, ja cilat janë ato

      Traumat e fëmijërisë apo fat i paracaktuar, çfarë e përcakton jetën tonë sipas shkencës?

      Artemisa Gogollari/ Mjekja nga Përmeti që kaloi nga depresioni në një prej motivueseve më të mëdha në Shqipëri

    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Bota»SHBA pret që Izraeli të pajtohet me planin për armëpushim nëse Hamasi bie dakord
    Bota

    SHBA pret që Izraeli të pajtohet me planin për armëpushim nëse Hamasi bie dakord

    03/06/20245 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    SHBA pret që Izraeli të pajtohet me planin për armëpushim nëse Hamasi bie dakord
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    SHBA pret që Izraeli të pajtohet me planin për armëpushim nëse Hamasi bie dakord

    Gazetarë dhe zyrtarë palestinezë të shëndetësisë njoftuan të hënën se 11 persona u vranë në Gazë si pasojë e sulmeve izraelite. Këto zhvillimeve vijnë ndërsa Shtetet e Bashkuara kërkuan që palët të bien dakord për një marrëveshje armëpushimi dhe lirimin e pengjeve që vazhdojnë të mbahen nga grupi i militantëve të Hamasit.

    Ushtria izraelite bëri të ditur sot se forcat e saj kishin kryer sulme ajrore ndaj më shumë se 50 objektivave në Rripin e Gazës. Zyrtarë të saj thanë se trupat tokësore kryen operacione në pjesën qëndrore të Gazës dhe në jug të rajonit, në Rafah.

    Forcat e Mbrojtjes të Izraelit njoftuan gjithashtu se nga një hetim mjeko-ligjor, ishte identifikuar trupi i Dolev Yehoud-it një shtetas izraelit, për të cilin dyshohej se ishte marrë peng nga militantët e Hamasit. Mbetje të trupit të tij u gjetën në qytetin në jug të vendit, Kibbutz Nir Oz.

    Të dielën në mbrëmje Departamenti i Shtetit njoftoi se Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken diskutoi mbi propozimin për paqe me zyrtarët izraelitë. Ai tha se plani do të “mbështeste interesat afatgjata të sigurisë të Izraelit”.

    Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Matthew Miller tha se zoti Blinken zhvilloi biseda të veçanta telefonike me ministrin izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallant si dhe ministrin e Kabinetit të Luftës Benny Gantz. Ai u kishte thënë zyrtarëve izraelitë se propozimi për armëpushim do të “siguronte lirimin e të gjitha pengjeve si dhe do të rriste ndihmën humanitare në të gjithë Gazën”.

    “Sekretari theksoi se Hamasi duhet ta pranojë marrëveshjen pa vonesë. Ai përsëriti se përveç ribashkimit të pengjeve me të afërmit e tyre, propozimi mbështet interesat afatgjata të sigurisë të Izraelit, përfshirë vendosjen e qetësisë përgjatë kufirit të vendit me Libanin, duke u dhënë mundësi izraelitëve të ktheheshin në shtëpitë e tyre“, tha zoti Miller, në një deklaratë duke iu referuar bisedës telefonike mes zotit Blinken dhe zotit Gantz. E njëjta gjë thuhej edhe në një deklaratë në lidhje me bisedën telefonike mes zotit Gallant e zoti Blinken.

    Më herët të dielën, zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby tha se nëse Hamasi bie dakord me armëpushimin e propozuar, Shtetet e Bashkuara presin që edhe Izraeli ta pranojë atë.

    Zoti Gallant tha të dielën se Izraeli nuk do të pranonte që Hamasi të vazhdonte të sundonte në Gazë në asnjë fazë të procesit të paqes dhe se “po shqyrtonte disa alternative” lidhur me grupin islamik.

    “Ne do të izolojmë zonat në Gazë, do të largojmë operativët e Hamasit prej tyre dhe do të vendosim forca që do të mundësojnë formimin e një qeverie alternative – e cila që do të kërcënonte (pushtetin) e Hamasit”, tha zoti Gallant.

    Por ai nuk dha detaje mbi alternativat e mundshme.

    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të shtunën se “kushtet e Izraelit për t’i dhënë fund luftës nuk kanë ndryshuar”. Ai përmendi shkatërrimin e aftësive ushtarake dhe qeverisëse të Hamasit, lirimin e të gjitha pengjeve, si dhe sigurimin e kushteve siç tha ai që Rajoni i Gazës, të mos përbëjë më një kërcënim për Izraelin.

    Ndarjet e brendshme

    Kryeministri Netanyahu po përballet me përçarje brenda koalicionit qeverisës të krahut të djathtë, si dhe presion të madh të brendshëm nga palët kundërshtare, rreth atij që është quajtur plani izraelit për Gazën dhe Hamasin.

    Dy anëtarë të krahut të djathtë të kabinetit të tij, Ministri i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben Gvir dhe ai i Financave Bezalel Smotrich, kërcënuan të shtunën se do ta rrëzojnë qeverinë e zotit Netanyahu nëse ai do ta pranonte propozimin e zotit Biden.

    Udhëheqësi i opozitës Yair Lapid i kërkoi zotit Netanyahu ta pranojë marrëveshjen dhe ofroi ta mbështeste kryeministrin, nëse Ben Gvir dhe Bezalel Smotrich, largohen nga qeveria.

    Po kështu familjet e pengjeve i bënë presion Izraelit dhe Hamasit që të bien dakord mbi marrëveshjen e propozuar. Dhjetëra mijëra protestues u mblodhën sërish të shtunën në Tel Aviv duke kërkuar kthimin e pengjeve.

    Presidenti izraelit Isaac Herzog tha të dielën se ai i kishte thënë zotit Netanyahu se “do t’i jepte atij dhe qeverisë së tij, mbështetjen e plotë për një marrëveshje falë së cilës do të sigurohej lirimi i pengjeve”.

    “Është detyrimi ynë që t’i kthejmë pengjet në shtëpi brenda kornizës së një marrëveshjeje që ruan interesat e sigurisë së shtetit të Izraelit“, tha zoti Herzog në një fjalim në universitetin Hebraik të Jerusalemit.

    Ndërkohë grupi militant palestinez Hamas, tha se “po e sheh nën një dritë pozitive” atë që zoti Biden e cilësoi të premten si plani izraelit.

    Megjithatë, zyrtari i lartë i Hamasit, Mahmoud Mardawi, tha të shtunën gjatë një interviste televizive në Katar se nuk do të arrihet asnjë marrëveshje përpara plotësimit të kërkesës së tyre “për tërheqjen e ushtrisë pushtuese dhe arritjes së një armëpushimi”, siç tha ai. Mahmoud Mardawi bërë thirrje për përfundimin e luftës dhe tërheqjen e plotë të trupave izraelite nga Gaza./voa

    Lexo edhe:

    1. Ushtria amerikane shkatërron dronë dhe raketa të rebelëve Houthi
    2. Dënohet me burg 70-vjeçari rus, drejtues i organizatës së vlerësuar me Nobel
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    EMRI-FOTO/ Humb jetën legjenda amerikane e mundjes

    10/08/20241 Min Read

    Thellimi i bashkëpunimit ushtarak mes Rusisë dhe Koresë së Veriut vendosin në “lëvizje” SHBA-në, zbardhet mesazhi i Blinken

    21/06/20242 Mins Read
    VIDEO/ Rrëzimi i avionit në Moskë, asnjë i mbijetuar

    12/03/20242 Mins Read
    Vdekja e Navalny-t në burg, SHBA konsideron sanksione të tjera ndaj Rusisë

    19/02/20242 Mins Read
    Tmerr në ajër, “mallkimi” i linjës MAX: Çfarë po ndodh me avionët e rinj të Boeing?

    06/01/20241 Min Read
    Top Posts
    Vetëm 10 minuta ecje pas ngrënies mund të përgjysmojë rritjen e sheqerit në gjak

    Vetëm 10 minuta ecje pas ngrënies mund të përgjysmojë rritjen e sheqerit në gjak

    01/08/2025
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    Duas në skenën e “Sunny Hill” i bashkohet edhe baba i saj Dukagjini, këndojnë këngën ‘Era’ nga Gjurmët Showbiz

    Duas në skenën e “Sunny Hill” i bashkohet edhe baba i saj Dukagjini, këndojnë këngën ‘Era’ nga Gjurmët

    01/08/20251 Min Read

    Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, gjatë natës së parë të festivalit të “Sunny Hill”,…

    Vetëm 10 minuta ecje pas ngrënies mund të përgjysmojë rritjen e sheqerit në gjak

    Vetëm 10 minuta ecje pas ngrënies mund të përgjysmojë rritjen e sheqerit në gjak

    01/08/2025
    Osmani nga Çairi: Të rinjtë të jenë pjesë aktive e vendimarrjes në Komunë dhe jo vetëm spektatorë politikë

    Osmani nga Çairi: Të rinjtë të jenë pjesë aktive e vendimarrjes në Komunë dhe jo vetëm spektatorë politikë

    01/08/2025
    Osmani nga Çairi: Të rinjtë të jenë pjesë aktive e vendimarrjes në Komunë dhe jo vetëm spektatorë politikë

    LAMM: Pritje deri në 45 minuta në vendkalimet kufitare për hyrje dhe dalje nga vendi

    01/08/2025
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Duas në skenën e “Sunny Hill” i bashkohet edhe baba i saj Dukagjini, këndojnë këngën ‘Era’ nga Gjurmët

    Duas në skenën e “Sunny Hill” i bashkohet edhe baba i saj Dukagjini, këndojnë këngën ‘Era’ nga Gjurmët

    01/08/2025
    Vetëm 10 minuta ecje pas ngrënies mund të përgjysmojë rritjen e sheqerit në gjak

    Vetëm 10 minuta ecje pas ngrënies mund të përgjysmojë rritjen e sheqerit në gjak

    01/08/2025
    Ja pse ju dhembin veshkat kur e teproni me ushqimin

    Me te lexuara
    Duas në skenën e “Sunny Hill” i bashkohet edhe baba i saj Dukagjini, këndojnë këngën ‘Era’ nga Gjurmët

    Duas në skenën e “Sunny Hill” i bashkohet edhe baba i saj Dukagjini, këndojnë këngën ‘Era’ nga Gjurmët

    01/08/2025
    Vetëm 10 minuta ecje pas ngrënies mund të përgjysmojë rritjen e sheqerit në gjak

    Vetëm 10 minuta ecje pas ngrënies mund të përgjysmojë rritjen e sheqerit në gjak

    01/08/2025
    Osmani nga Çairi: Të rinjtë të jenë pjesë aktive e vendimarrjes në Komunë dhe jo vetëm spektatorë politikë

    Osmani nga Çairi: Të rinjtë të jenë pjesë aktive e vendimarrjes në Komunë dhe jo vetëm spektatorë politikë

    01/08/2025
    © 2025 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.