minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Rusia pretendon se ka marrë nën kontroll edhe një vendbanim ukrainas - Shqiperia.info

Rusia tha më 25 maj se ushtria e saj ka marrë kontrollin edhe të një fshati tjetër në lindje të Ukrainës. Ky është përfitimi i fundit territorial nga Moska gjatë pushtimit të saj të Ukrainës.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se trupat “kanë marrë kontrollin e fshatit Arhengelske” në rajonin e Donjeckut.

Ky fshat i vogël në vijën e frontit gjendet afër qytetit Oçertejne, të cilit Rusia pretendoi më herët gjatë këtij muaji se e ka marrë nën kontroll.

Policia ukrainase, ndërkaq, tha se tre persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën gjatë sulmeve ruse në Donjeck, ku janë regjistruar më shumë se 1.800 sulme ditën e kaluar.

Rusia nisi një ofensivë në rajonin e Harkivit më 10 maj, teksa forcat ukrainase po përballen me mungesë të armatimit. /REL

Share.
Exit mobile version