minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Orban: Brenda ditës, parlamenti hungarez do të ratifikojë pranimin e Suedisë në NATO - Shqiperia.info

Parlamenti hungarez do të ratifikojë këtë të hënë kandidaturën e Suedisë për në NATO. Lajmi njoftohet nga vetë kryeministri hungarez, Viktor Orbán në fjalën e hapjes së sesionit pranveror të parlamentit.

Më vonë gjatë ditës, pritet një votim për çështjen e ratifikimit të anëtarësimit të Suedisë.

Hungaria është e fundit nga 31 anëtarët e Aleancës që ende nuk ka ratifikuar anëtarësimin e vendit nordik, pas muajsh vonesash dhe shtyrjesh nga partia Fidesz në pushtet e Orban.

Më 23 shkurt, kryeministri hungarez u taku me homologun suedez, Ulf Kristerson, ku theksoi se mes dy vendeve do të nënshkruhen marrëveshje për industrinë e mbrojtjes./vizionplus.tv/

Share.
Exit mobile version