minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Rezultatet paraprake të zgjedhjeve lokale në Turqi, partia e Erdogan në disavantazh, renditet forcë e dytë - Shqiperia.info

Rreth 61 milionë banorë në Turqi iu drejtuan sot kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit e rinj lokalë për 5 vitet e ardhshme.

Mediat vendase kanë nxjerrë rezultatet e para të zgjedhjeve.

Deri më tani partia më e madhe e opozitës CHP është në avantazh. Deri më tani është fituese në 36 qytete.

Nga të dhënat paraprake, rezulton se CHP është rikonfirmuar në qytetet e mëdha si Stambolli, Ankaraja, Izmiri, etj.

Nga ana tjetër, partia e Presidentit Erdogan ka marrë vetëm disa qytete të vogla.

Kujtojmë se beteja kryesore e këtyre zgjedhjeve janë Stambolli dhe kryeqyteti i vendit, Ankaraja.

Presidenti truk, Rexhep Tajip Erdogan synonte të rimerrte kontrollin në këto dy qendra ekonomike, por deri më tani rezulton në disavantazh, duke e renditur atë forcë e dytë./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version