minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
VIDEO/ Gruaja saboton kantinën e verës, derdh 60 mijë litra verë me vlerë 2 milionë euro - Shqiperia.info

Një kantinë vere në Valladolid të Spanjës është sabotuar nga një grua e cila nuk është identifikuar ende. E maskuar mirë dhe me kapuç, gruaja shihet nga kamerat e sigurisë që hyn në kantinë dhe hap cisternat duke rezultuar në derdhjen e 60 mijë tonëve verë me vlerë 2 milionë euro.

Ngjarjet, të cilat janë regjistruar nga kamerat e sigurisë së magazinës, kanë ndodhur në orën 3:30 të mëngjesit të së dielës.

José Moro, pronari i kantinës Cepa 21 ka thënë se personi që ka bërë këtë veprim e ka njohur shumë mirë atë territor dhe mekanizmin e hapjes së depozitave diçka që nuk është shumë e thjeshtë.

Pronari shpjegoi për EFE se në imazhet mund të shihni se si ky person hyn nga një derë që i jep akses në dhomën e motorit dhe aty fillon, shumë shpejt, të zbrazë tre cisterna.

Moro pohon se i vetmi motiv që sulmuesi kishte ishte të shkaktonte dëm./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version