Close Menu
    What's Hot
    Energjia dhe inflacioni, sfidë për ekonominë në RMV

    Energjia dhe inflacioni, sfidë për ekonominë në RMV

    14/05/2026
    Ademi: VLEN-in e krijoi Mickoski, si një alternativë të BDI-së

    Ademi: VLEN-in e krijoi Mickoski, si një alternativë të BDI-së

    14/05/2026
    Dhuna mes të rinjve alarmon shoqërinë, ekspertët kërkojnë masa parandaluese

    Dhuna mes të rinjve alarmon shoqërinë, ekspertët kërkojnë masa parandaluese

    14/05/2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      U pezullua pas aksidentit tragjik në Durrës, Afrim Tafa shkarkohet si drejtor i Policisë së Durrësit

      U pezullua pas aksidentit tragjik në Durrës, Afrim Tafa shkarkohet si drejtor i Policisë së Durrësit

      06/05/2026

      Përmbyset zetori në arë, humb jetën 57-vjeçari në Divjakë (EMRI)

      06/05/2026
      “E quante veten bisha e rrugës”, banori: Nikoll Radaçin e kapte policia dhe e lëshonte, shteti fajtor

      “E quante veten bisha e rrugës”, banori: Nikoll Radaçin e kapte policia dhe e lëshonte, shteti fajtor

      06/05/2026
      Dy të miturit humbën jetën teksa luanin përpara shtëpisë, banorët në Durrës marshojnë në shenjë proteste: Mos na vrisni, duam drejtësi

      Dy të miturit humbën jetën teksa luanin përpara shtëpisë, banorët në Durrës marshojnë në shenjë proteste: Mos na vrisni, duam drejtësi

      06/05/2026
      Vuçiç: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Kosovën

      Vuçiç: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Kosovën

      09/04/2026
      Trupat e 7 tifozëve të PAOK-ut që humbën në aksidentin e Rumanisë do të riatdhesohen nesër në Selanik, mes tyre i riu shqiptar

      Trupat e 7 tifozëve të PAOK-ut që humbën në aksidentin e Rumanisë do të riatdhesohen nesër në Selanik, mes tyre i riu shqiptar

      28/01/2026
      Aksident tragjik në Rumani, humbin jetën 7 tifozë grekë të PAOK (PAMJE TË RËNDA)

      Aksident tragjik në Rumani, humbin jetën 7 tifozë grekë të PAOK (PAMJE TË RËNDA)

      27/01/2026
      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      27/01/2026
      Energjia dhe inflacioni, sfidë për ekonominë në RMV

      Energjia dhe inflacioni, sfidë për ekonominë në RMV

      14/05/2026
      Ademi: VLEN-in e krijoi Mickoski, si një alternativë të BDI-së

      Ademi: VLEN-in e krijoi Mickoski, si një alternativë të BDI-së

      14/05/2026
      Dhuna mes të rinjve alarmon shoqërinë, ekspertët kërkojnë masa parandaluese

      Dhuna mes të rinjve alarmon shoqërinë, ekspertët kërkojnë masa parandaluese

      14/05/2026
      Policia në kërkim të personit që mbante ujkun, mund të gjobitet deri në 20.000 euro

    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      Një filxhan nga ky çaj konsiderohet “ilaç” për trupin

      Një filxhan nga ky çaj konsiderohet “ilaç” për trupin

      20/04/2026
      Zbuloni dietën ushqimore që rrit rrezikun e sëmundjes së zorrës së trashë

      Zbuloni dietën ushqimore që rrit rrezikun e sëmundjes së zorrës së trashë

      20/04/2026
      Sfida, ndjenja dhe përballje të forta! Nis nata e 8-të e Ferma VIP 3, LIVE në Vizion Plus

      Sfida, ndjenja dhe përballje të forta! Nis nata e 8-të e Ferma VIP 3, LIVE në Vizion Plus

      20/04/2026
      Kombinimi i këtyre ushqimeve mund të rrisë përfitimet e tyre shëndetësore

      Kombinimi i këtyre ushqimeve mund të rrisë përfitimet e tyre shëndetësore

      20/04/2026
      Vuani nga kapsllëku? Këto fruta natyrale mund të bëjnë “mrekullinë” që ju duhet!

      Vuani nga kapsllëku? Këto fruta natyrale mund të bëjnë “mrekullinë” që ju duhet!

      09/04/2026
    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Bota»Putini përfundon vizitën në Kinë, thekson lidhjet e saj strategjike me Rusinë
    Bota

    Putini përfundon vizitën në Kinë, thekson lidhjet e saj strategjike me Rusinë

    17/05/20245 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Putini përfundon vizitën në Kinë, thekson lidhjet e saj strategjike me Rusinë
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    Putini përfundon vizitën në Kinë, thekson lidhjet e saj strategjike me Rusinë

    Presidenti rus Vladimir Putin përfundoi vizitën dy-ditore në Kinë të premten, duke theksuar lidhjet strategjike në rritje mes dy vendeve, si dhe marrëdhëniet e tij personale me udhëheqësin kinez Xi Jinping, ndërsa ata po përpiqen të ofrojnë një alternativë ndaj ndikimit global të Shteteve të Bashkuara.

    Zoti Putin vlerësoi rritjen e tregtisë dypalëshe gjatë një vizite në panairin Kinë-Rusi në qytetin verilindor kinez të Harbinit. Ai u takua me studentë në Institutin e Teknologjisë në Harbin, i cili bashkëpunon ngushtë me Ushtrinë Çlirimtare Popullore të Kinës.

    Në Harbin, kryeqyteti i provincës kineze Heilongjiang, dikur jetonin shumë rusë dhe qyteti ka ruajtur një pjesë të historisë në arkitekturën e tij, si Katedralja qendrore e Shën Sofisë, një ish kishë ortodokse ruse.

    Duke nënvizuar natyrën personale të marrëdhënieve, zoti Putin tha se Instituti Teknologjik i Harbinit dhe Universiteti Shtetëror i Shën Peterburgut do të hapin një qendër të përbashkët arsimimi për 1500 studentë. “Jam i sigurt se kjo qendër do të bëhet flamurtar i bashkëpunimit ruso-kinez në shkencë dhe arsim”, tha ai.

    Duke folur me gazetarët, zoti Putin falënderoi homologun e tij kinez Xi dhe i vlerësoi bisedimet e tyre si “përmbajtësore”, duke thënë se ai kaloi “pothuajse një ditë të tërë, nga mëngjesi deri në mbrëmje” me udhëheqësin kinez dhe zyrtarë të tjerë në Pekin të enjten.

    Partneriteti midis Kinës dhe Rusisë “nuk është i drejtuar kundër askujt”, tha zoti Putin duke iu referuar Perëndimit. “Ai synon një gjë: krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e vendeve tona dhe përmirësimin e mirëqenies së popullit të Kinës dhe Federatës Ruse”.

    Por ai nuk arriti të shmangte kritikat ndaj Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera që kundërshtojnë marrëdhëniet Moskë-Pekin, duke thënë se një “botë shumëpolare është duke u krijuar para syve tanë”.

    “Është e rëndësishme që ata që po përpiqen të ruajnë monopolin e tyre mbi vendimmarrjen në botë për të gjitha çështjet … të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për t’u siguruar që ky proces të lëvizë natyrshëm”, tha ai.

    Rusia dhe Kina kanë folur shpesh për krijimin e një rendi “botëror shumëpolar” në përgjigje të asaj që ata e shohin si hegjemoni botërore të Shteteve të Bashkuara.

    Joseph Torigian, një studiues në Institutin Hoover të Universitetit të Stanfordit, tha se mesazhi i dërguar nga Kina dhe Rusia ishte i qartë: “Në këtë moment, ata po i kujtojnë Perëndimit se mund të jenë sfidues kur të duan”.

    Në një intervistë me agejncinë e lajmeve Associated Press, Ministri i Jashtëm i Tajvanit Joseph Wu, duke folur për vizitën e zotit Putin në Kinë, tha se fuqitë perëndimore duhet të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën, sepse kjo do të dërgonte mesazhin se demokracitë e botës mbrojnë njëra-tjetrën.

    “Nëse Ukraina do të mposhtej, mendoj se Kina do të inkurajohej dhe mund të ndërmerte hapa edhe më ambiciozë në zgjerimin e fuqisë së saj në Indo-Paqësor, një veprim që do të kishte pasoja katastrofike për komunitetin ndërkombëtar”, tha zoti Wu.

    Presidenti rus Putin këtë muaj filloi mandatin e tij të pestë në pushtet dhe presidenti kinez Xi filloi mandatin e tij të tretë vitin e kaluar. Udhëtimi i udhëheqësit rus në Kinë “është një shembull i dy vendeve të mëdha autoritare që mbështesin njëri-tjetrin, bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe mbështesin ekspansionizmin e njëri-tjetrit”, shtoi zoti Wu.

    Rusia u izolua globalisht pas sulmit ndaj Ukrainës në vitin 2022. Kina ka një marrëdhënie të tensionuar me Shtetet e Bashkuara, e cila e ka etiketuar atë si një konkurrente dhe përballet me trysni nga Perëndimi për të ndërprerë furnizimin e Rusisë me komponentët e nevojshëm për prodhimin e armëve.

    “Partneriteti ruso-kinez ndihmon rritjen ekonomike të vendeve tona, garanton sigurinë energjetike, ndihmon zhvillimin e sektorëve të prodhimit dhe krijimin e vendeve të reja të punës”, tha zoti Putin në ditën e fundit të vizitës së tij në Kinë.

    Një deklaratë e përbashkët e lëshuar të enjten theksoi pikëpamjen e tyre mbi rendin botëror dhe shtjelloi kritikat ndaj aleancave ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Azi dhe Paqësor. Takimi ishte një tjetër konfirmim i marrëdhënieve miqësore “pa kufizime” mes Kinës dhe Rusisë, të nënshkruar në vitin 2022, pak para se Moska të fillonte sulmin në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës.

    Bisedimet për përfundimin e luftimeve u përmendën shpesh në komentet e dy udhëheqësve të enjten, megjithëse Rusia sapo ka hapur një front të ri në zonën kufitare verilindore të Ukrainës. Lufta është në një pikë kritike për Ukrainën, e cila është përballur me vonesa në marrjen e armëve nga Shtetet e Bashkuara.

    Kina ofroi një plan paqeje vitin e kaluar, i cili u refuzua nga Ukraina dhe Perëndimi, sepse nuk përfshinte thirrjet për tërheqjen e Rusisë nga pjesët e pushtuara të Ukrainës.

    Që nga fillimi i agresionit në Ukrainë dhe sanksionet pasuese perëndimore ndaj Moskës, Rusia është varur gjithnjë e më shumë nga Kina. Tregtia midis dy vendeve u rrit në 240 miliardë dollarë vitin e kaluar.

    Udhëheqësit evropianë i kanë bërë presion Kinës që të ndikojë tek Rusia për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, por kjo nuk ka sjellë rezultate. Ekspertët thonë se marrëdhënia Moskë-Pekin ofron përfitime strategjike, veçanërisht kur ato përballen me marrëdhënie të tensionuara me Evropën dhe Shtetet e Bashkuara.

    “Edhe nëse Kina do të bënte kompromise për një sërë çështjesh, duke përfshirë pakësimin e mbështetjes për Rusinë, nuk ka gjasa që Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimi të ndryshojnë në mënyrë drastike qëndrimin e tyre ndaj Kinës si konkurrente”, thotë Hoo Tiang Boon, studiues i politikës së jashtme kineze në Universitetin Teknologjik të Nanyangut në Singapor. “Ata shohin shumë pak stimulim për kompromis.”

    Presidentët Xi dhe Putin për një kohë të gjatë kanë një marrëveshje mes tyre për të vizituar vendet e njëri-tjetrit një herë në vit dhe bazuar në këtë, vitin e kaluar udhëheqësi kinez vizitoi Kremlinin./voa

    Lexo edhe:

    1. Vritet me thikë i riu shqiptar në Gjermani
    2. Rrëzimi i avionit në Kanada, 6 të vdekur
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    U kap duke transportuar kokainë, arrestohet i riu shqiptar në Francë

    U kap duke transportuar kokainë, arrestohet i riu shqiptar në Francë

    15/08/20241 Min Read
    Policia spanjolle liron dy shqiptarë në Barcelonë, shfrytëzoheshin si skllevër nga bashkëatdhetarët e tyre në fermat e marijuanës

    Policia spanjolle liron dy shqiptarë në Barcelonë, shfrytëzoheshin si skllevër nga bashkëatdhetarët e tyre në fermat e marijuanës

    18/07/20242 Mins Read
    Mbërrijnë kamionët me ndihma në veri të Gazës, bisedimet e Katarit pritet të rifillojnë për marrëveshjen e armëpushimit

    Mbërrijnë kamionët me ndihma në veri të Gazës, bisedimet e Katarit pritet të rifillojnë për marrëveshjen e armëpushimit

    17/03/20242 Mins Read
    Izraeli dhe Libani përgatiten për një luftë që duket e pashmangshme

    Izraeli dhe Libani përgatiten për një luftë që duket e pashmangshme

    01/02/20248 Mins Read
    Shtetet arabe paralajmërojnë kundër ripushtimit të Gazës nga Izraeli

    Shtetet arabe paralajmërojnë kundër ripushtimit të Gazës nga Izraeli

    10/01/20243 Mins Read
    Top Posts
    Energjia dhe inflacioni, sfidë për ekonominë në RMV

    Energjia dhe inflacioni, sfidë për ekonominë në RMV

    14/05/2026
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    26/12/2023
    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    26/12/2023
    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    Energjia dhe inflacioni, sfidë për ekonominë në RMV Maqedonia

    Energjia dhe inflacioni, sfidë për ekonominë në RMV

    14/05/20262 Mins Read

    Politikat ekonomike duhet ta ndjekin me kujdes zhvillimin e tregjeve energjetike. Në rast të luhatjeve…

    Ademi: VLEN-in e krijoi Mickoski, si një alternativë të BDI-së

    Ademi: VLEN-in e krijoi Mickoski, si një alternativë të BDI-së

    14/05/2026
    Dhuna mes të rinjve alarmon shoqërinë, ekspertët kërkojnë masa parandaluese

    Dhuna mes të rinjve alarmon shoqërinë, ekspertët kërkojnë masa parandaluese

    14/05/2026
    Policia në kërkim të personit që mbante ujkun, mund të gjobitet deri në 20.000 euro

    Policia në kërkim të personit që mbante ujkun, mund të gjobitet deri në 20.000 euro

    14/05/2026
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Një filxhan nga ky çaj konsiderohet “ilaç” për trupin

    Një filxhan nga ky çaj konsiderohet “ilaç” për trupin

    20/04/2026
    Zbuloni dietën ushqimore që rrit rrezikun e sëmundjes së zorrës së trashë

    Zbuloni dietën ushqimore që rrit rrezikun e sëmundjes së zorrës së trashë

    20/04/2026
    Sfida, ndjenja dhe përballje të forta! Nis nata e 8-të e Ferma VIP 3, LIVE në Vizion Plus

    Sfida, ndjenja dhe përballje të forta! Nis nata e 8-të e Ferma VIP 3, LIVE në Vizion Plus

    20/04/2026
    Me te lexuara
    Energjia dhe inflacioni, sfidë për ekonominë në RMV

    Energjia dhe inflacioni, sfidë për ekonominë në RMV

    14/05/2026
    Ademi: VLEN-in e krijoi Mickoski, si një alternativë të BDI-së

    Ademi: VLEN-in e krijoi Mickoski, si një alternativë të BDI-së

    14/05/2026
    Dhuna mes të rinjve alarmon shoqërinë, ekspertët kërkojnë masa parandaluese

    Dhuna mes të rinjve alarmon shoqërinë, ekspertët kërkojnë masa parandaluese

    14/05/2026
    © 2026 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.