minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Përleshja mes bandave në Itali, arrestohet 23-vjeçari shqiptar, 3 të tjerë shpallen në kërkim - Shqiperia.info

Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pas përplasjes mes dy bandave, ku një shqiptar humbi jetën, ndërsa 3 të tjerë mbetën të plagosur.

Ndërkohë, 3 shqiptarë të tjerë që dyshohet se kanë qenë pjesë e sulmit me armë janë identifikuar dhe tashmë janë shpallur në kërkim nga autoritetet italiane.

Mediat italiane bëjnë me dije se dy nga të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Debati nisi në një lokal me dy bandave, atyre shqiptare dhe marokene, që më pas përfunduan në të shtëna me armë.

dy grupet e të rinjve ishin pjesëtarë të bandave kriminale që operojnë në Itali. Pasi dy bandat u konfliktuan ashpër brenda lokalit, të rinjtë dolën që të sqaroheshin  jashtë ambienteve të lokalit.

Lidhur me ngjarjen reagoi më herët kryebashkiaku i Frosinone, i cili u shpreh “i shokuar”.

Jam i shokuar, nuk mund të them asgjë. Për mua kjo që ndodhi është e pashpjegueshme. Është një plagë për të gjithë qytetin. Mund të konfirmoj që nesër në mëngjes do të flasim me prefektin”, tha kryetari i bashkisë Frosinone Riçardo Mastrangeli./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version