minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Mitsotakis sot në Ukrainë, takohet me Zelenskyn në Odessa para udhëtimit në Bukuresht - Shqiperia.info

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis pritet të zhvillojë një vizitë në Ukrainë ditën e sotme, përpara se të udhëtojë në Bukuresht për takimin e Partisë Popullore Evropiane.

Mitsotakis pritet të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Odessa.

Sipas medieve greke, do të jetë një vizitë shumë simbolike. Burime qeveritare deri më tani nuk e kanë konfirmuar lajmin, me sa duket për arsye sigurie sipas praktikës standarde dhe as nuk e kanë mohuar informacionin.

Më pas Mitsotakis do të shkojë në Bukuresht, për të marrë pjesë në konferencën e Partisë Popullore Evropiane, në prag të zgjedhjeve evropiane.

Në Kongres, krerët e shteteve dhe qeverive dhe krerët e partive të qendrës së djathtë që shërbejnë si opozitë zyrtare pritet të mbështesin kandidaturën e Ursula von der Leyen në emër të PPE për një mandat të dytë si president i Komisionit Evropian.

Udhëheqësit do të kenë mundësinë të shkëmbejnë mendime mbi sfidat me të cilat përballet e gjithë Evropa, si pushtimi rus i Ukrainës, mbrojtja evropiane, rritja e kostos së jetesës, veprimi i forcave populiste dhe ekstremizmi./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version