Close Menu
    What's Hot
    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    26/07/2025
    Nënat zëvendësuese rrezikohen më shumë nga sëmundjet e shëndetit mendor

    Nënat zëvendësuese rrezikohen më shumë nga sëmundjet e shëndetit mendor

    25/07/2025
    Presidentja Osmani me “look” ndryshe në dasmën e Teuta Rugovës

    Presidentja Osmani me “look” ndryshe në dasmën e Teuta Rugovës

    25/07/2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      Po lundronin me jet ski në Ksamil, përplasen me njëri-tjetrin dy vëllezërit francezë

      Po lundronin me jet ski në Ksamil, përplasen me njëri-tjetrin dy vëllezërit francezë

      08/07/2025
      Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën në Devoll, përfundon në spital shoferi

      Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën në Devoll, përfundon në spital shoferi

      08/07/2025
      U mbyt në liqenin e Shkodrës teksa tentonte të ndihmonte dy turistët, vijojnë kërkimet për trupin e pajetë të kapitenit të anijes

      U mbyt në liqenin e Shkodrës teksa tentonte të ndihmonte dy turistët, vijojnë kërkimet për trupin e pajetë të kapitenit të anijes

      08/07/2025
      Fermerët hedhin prodhimin në rrugë: Pikat e grumbullimit i marrin perimet me çmime të ulëta, i shesin shtrenjt

      Fermerët hedhin prodhimin në rrugë: Pikat e grumbullimit i marrin perimet me çmime të ulëta, i shesin shtrenjt

      28/04/2025
      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      28/01/2025
      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      28/01/2025
      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      27/01/2025
      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      09/01/2025
      Moti sot në Maqedoninë e Veriut

      Moti sot në Maqedoninë e Veriut

      26/07/2025
      Moti sot në Maqedoninë e Veriut

      MPB: 69 vjeçarit nga Pallçishti i Tetovës i është dëmtuar vetura nga një “plumb qorr”

      25/07/2025
      Moti sot në Maqedoninë e Veriut

      Lëvizja Antibixhoz: Të mbyllen të gjitha objektet e lojrave të fatit

      25/07/2025
      Moti sot në Maqedoninë e Veriut

      Mickoski: Në krahasim me qeverisjen e LSDM-së, pensionet tashmë janë rritur rreth katër herë më shumë

      25/07/2025
      Moti sot në Maqedoninë e Veriut

      Moti sot në Maqedoninë e Veriut

      26/07/2025
      Nënat zëvendësuese rrezikohen më shumë nga sëmundjet e shëndetit mendor

      Nënat zëvendësuese rrezikohen më shumë nga sëmundjet e shëndetit mendor

      25/07/2025
      Presidentja Osmani me “look” ndryshe në dasmën e Teuta Rugovës

      Presidentja Osmani me “look” ndryshe në dasmën e Teuta Rugovës

      25/07/2025
      Barcelona rinovon kontratën e Kounde

      Barcelona rinovon kontratën e Kounde

      25/07/2025
    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      A trashëgohen traumat ndër breza? Doktoresha: Ka studime që e vertetojnë, por mund të ndalohet

      A trashëgohen traumat ndër breza? Doktoresha: Ka studime që e vertetojnë, por mund të ndalohet

      08/07/2025
      Shtatzënë vetëm me meditim/ Mjekja shqiptare në Zvicër tregon si t’ia arrish edhe në moshë të avancuar

      Shtatzënë vetëm me meditim/ Mjekja shqiptare në Zvicër tregon si t’ia arrish edhe në moshë të avancuar

      08/07/2025
      Pesë ushqimet e shëndetshme që duhet t’i shtoni dietës tuaj, ja cilat janë ato

      Pesë ushqimet e shëndetshme që duhet t’i shtoni dietës tuaj, ja cilat janë ato

      08/07/2025
      Traumat e fëmijërisë apo fat i paracaktuar, çfarë e përcakton jetën tonë sipas shkencës?

      Traumat e fëmijërisë apo fat i paracaktuar, çfarë e përcakton jetën tonë sipas shkencës?

      08/07/2025
      Artemisa Gogollari/ Mjekja nga Përmeti që kaloi nga depresioni në një prej motivueseve më të mëdha në Shqipëri

      Artemisa Gogollari/ Mjekja nga Përmeti që kaloi nga depresioni në një prej motivueseve më të mëdha në Shqipëri

      08/07/2025
    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Bota»Një histori e rrallë dashurie që mori fund në sulmin terrorist në Rusi
    Bota

    Një histori e rrallë dashurie që mori fund në sulmin terrorist në Rusi

    30/03/20244 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Një histori e rrallë dashurie që mori fund në sulmin terrorist në Rusi
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    Një histori e rrallë dashurie që mori fund në sulmin terrorist në Rusi

    Një fotografi e një çifti të ri të pashëm u shpërnda disa herë në mediat sociale në Kaukaz, pas sulmit vdekjeprurës terrorist, që ndodhi javën e kaluar në një sallë koncertesh në Moskë.

    Lilit Israelian me flokë të gjatë dhe të zinj që i binin mbi fustanin me lule, ishte armene. Bashkëshorti i saj, Vugar Huseynov, me flokë të zinj të prerë shkurt, ishte azerbajxhanas. Të dy ata ishin ndër viktimat e sulmit të 22 marsit. Për shumë njerëz në Kaukaz, bashkë me ta u vra edhe një dashuri e rrallë.

    “Të jesh armene dhe azerbajxhanas, të përballesh me të gjitha ato kundërshtime, të dashurohesh dhe të martohesh, është një gjë aq e rrallë”, shkroi një person në platformën X, që më herët njihej si Twitter.

    “Dhe, pastaj, vijnë tre a katër terroristë dhe ua marrin jetën si të mos ishte asgjë. Zot, jepu atyre cepin më të bukur të parajsës”.

    Huseynov dhe Israelian punonin në Aeroportin Ndërkombëtar Vnukovo të Moskës. Kompania e shërbimeve të aviacionit, UTG, tha se Huseynov ishte punonjës aktual, ndërsa Israelian kishte punuar më herët. Familja e saj u tha mediave ruse se çifti kishte një fëmijë një a një vjeç e gjysmë.

    Për historinë e çiftit u raportua pak, por mund të thuhet me siguri se ai duhet të jetë përballur me rezistencë të fortë nga komunitetet përkatëse. Në një anketë të vitit 2009, 92 për qind e armenëve thanë se do të kundërshtonin martesën e një gruaje armene me një burrë azerbajxhanas. Shifra përkatëse në mesin e azerbajxhanasve për armenët ishte 99 për qind.

    Në kohët sovjetike, martesat mes armenëve dhe azerbajxhanasve ishin më të zakonshme në vendet me popullsi të mëdha të përziera, si kryeqyteti i Azerbajxhanit, Baku, ku armenët etnikë përbënin midis 10 dhe 20 për qind të banorëve. Martesat e përziera ishin “ikonë e kozmopolitizmit të Bakusë”, shkroi Laurence Broers, bashkëpunëtor në Programin e Rusisë dhe Euroazisë në Institutin Chatham House, me seli në Londër.

    Por, kur shpërtheu konflikti për territorin e Nagorno Karabakut dhe kur Bashkimi Sovjetik u shpërbë, kjo epokë e bashkëjetesës në Armeni dhe Azerbajxhan mori fund. Pothuajse të gjithë armenët etnikë u larguan nga Azerbajxhani – ose u dëbuan – dhe anasjelltas.

    Ata pak që mbetën, ishin zakonisht njerëz me martesa të përziera ose fëmijë të tyre, që, në shumë raste, e mbanin të fshehtë këtë aspekt të jetës së tyre. Në vendet ku armenët dhe azerbajxhanasit vazhduan të jetonin si fqinj, sikurse Gjeorgjia apo Rusia, martesat e përziera ndodhin ende, por janë jashtëzakonisht të rralla.

    Rusia nuk mban të dhëna për martesat në bazë të përkatësisë etnike – çfarë e bën të pamundur të dihet se cili është numri i çifteve armene-azerbajxhanase.

    “Unë jam gjysmë armen dhe gjysmë azerbajxhanas dhe jam krenar për këtë. Ky është lajm aq drithërues”, shkroi një përdorues i rrjetit Reddit, pas vrasjes së çiftit.

    “Kanë mbetur shumë pak çifte të tilla. Çfarë bote mizore! Pushofshin në paqe dhe fëmija i tyre u rrittë duke e ditur se dashuria e mamasë dhe e babait të tij, sfidoi kufijtë kulturorë për ta sjellë atë në jetë. Shpresoj që fëmija i tyre të rritet i shëndetshëm, i fortë dhe krenar për rrënjët e tij”, shkroi ai.

    Përveç historisë së tij të rrallë familjare, Huseynov u veçua edhe për trimërinë e tij gjatë sulmit. Videot nga dëshmitarët okularë e kapën atë duke u përpjekur t’i përdorte tavolinat e përmbysura për të mbrojtur gruan e tij dhe viktimat e tjera, si dhe për t’i frenuar sulmuesit.

    “Kolegët e përshkruajnë Vugarin si të shkathtë dhe të sjellshëm”, shkroi kanali rus në Telegram, Mash, i cili ishte i pari që raportoi për identitetin e Huseynovit dhe Israelianit.

    Pas përhapjes së lajmit për fatin tragjik të çiftit dhe të së paku 137 njerëzve të tjerë që u vranë, mes reagimeve të pikëllimit kishte edhe komente të vrazhda që pasqyronin rivalitetin e rrënjosur, si pasojë e luftërave të përsëritura dhe dhunës etnike që nga vitet 1990.

    “U martua me një armene dhe e zuri karma”, shkroi një komentues në një faqe të Azerbajxhanit në Telegram.

    “Si ia dhanë vajzën turkut? A janë edhe ata azerbajxhanas?”, shkroi një tjetër komentues në një faqe armene, duke iu drejtuar kështu për shkak të lidhjeve të ngushta gjuhësore dhe historike mes azerbajxhanasve dhe turqve.

    Por, komentet e tilla morën shpejt kundërpërgjigje.

    “Le të bëjë kujtimi i tyre paqe mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Jo më luftëra në shekullin 21”, shkroi një përdorues i platformës X.

    “Pushofshin në paqe motra ime armene dhe bashkëshorti i saj azerbajxhanas”, shkroi një tjetër. “Mos lejoni që bota politike të na shkatërrojë”./REL

    Lexo edhe:

    1. Ushtria kineze: Do të shtypim çdo përpjekje të Tajvanit për pavarësi
    2. Azilkërkuesit që arrijnë në Greqi përballen me një realitet të zymtë
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    Kamioni përfundon në trotuar, 3 të vdekur e dhjetëra të plagosur

    Kamioni përfundon në trotuar, 3 të vdekur e dhjetëra të plagosur

    05/07/20241 Min Read
    Harta e seksit në botë, çudit shteti me me shumë partnerë intimë

    Harta e seksit në botë, çudit shteti me me shumë partnerë intimë

    24/04/20242 Mins Read
    Ukraina thotë se ka sulmuar një anije ruse në Krime

    Ukraina thotë se ka sulmuar një anije ruse në Krime

    05/03/20241 Min Read
    Sot ndërroi jetë, kush është Dick Marty që çoi pas hekurave Hashim Thaçin e Kadri Veselin për trafikim organesh

    Sot ndërroi jetë, kush është Dick Marty që çoi pas hekurave Hashim Thaçin e Kadri Veselin për trafikim organesh

    28/12/20231 Min Read
    Tërmet në Kroaci, magnituda dhe epiqendra

    Tërmet në Kroaci, magnituda dhe epiqendra

    27/12/20231 Min Read
    Top Posts
    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    26/07/2025
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    26/12/2023
    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    26/12/2023
    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    Moti sot në Maqedoninë e Veriut Maqedonia

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    26/07/20251 Min Read

    Moti sot do jetë me diell dhe shumë ngrohtë me vranësira lokale të lehta deri…

    Nënat zëvendësuese rrezikohen më shumë nga sëmundjet e shëndetit mendor

    Nënat zëvendësuese rrezikohen më shumë nga sëmundjet e shëndetit mendor

    25/07/2025
    Presidentja Osmani me “look” ndryshe në dasmën e Teuta Rugovës

    Presidentja Osmani me “look” ndryshe në dasmën e Teuta Rugovës

    25/07/2025
    Barcelona rinovon kontratën e Kounde

    Barcelona rinovon kontratën e Kounde

    25/07/2025
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Nënat zëvendësuese rrezikohen më shumë nga sëmundjet e shëndetit mendor

    Nënat zëvendësuese rrezikohen më shumë nga sëmundjet e shëndetit mendor

    25/07/2025
    Presidentja Osmani me “look” ndryshe në dasmën e Teuta Rugovës

    Presidentja Osmani me “look” ndryshe në dasmën e Teuta Rugovës

    25/07/2025
    Me plis në kokë e shqiponjë, publikohen fotografi të reja nga dasma përrallore e modeles kosovare dhe futbollistit të Interit

    Me plis në kokë e shqiponjë, publikohen fotografi të reja nga dasma përrallore e modeles kosovare dhe futbollistit të Interit

    25/07/2025
    Me te lexuara
    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    26/07/2025
    Nënat zëvendësuese rrezikohen më shumë nga sëmundjet e shëndetit mendor

    Nënat zëvendësuese rrezikohen më shumë nga sëmundjet e shëndetit mendor

    25/07/2025
    Presidentja Osmani me “look” ndryshe në dasmën e Teuta Rugovës

    Presidentja Osmani me “look” ndryshe në dasmën e Teuta Rugovës

    25/07/2025
    © 2025 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.