![Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, nënat dhe vajzat palestineze përballen me vuajtje të paimagjinueshme në Gaza Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, nënat dhe vajzat palestineze përballen me vuajtje të paimagjinueshme në Gaza](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2024/03/GettyImages-1233537771-712x400.jpg)
Fushata vdekjeprurëse ushtarake e Izraelit në Gaza që nga sulmet e 7 tetorit të udhëhequr nga Hamasi e ka ekspozuar të gjithë popullsinë prej më shumë se 2.2 milionë njerëzve ndaj urisë, etjes dhe sëmundjeve. Veçanërisht të prekur janëfëmijët e gratë, teksa këta të fundit përballen me sfida në gjetjen e ushqimit, produkteve sanitare dhe kujdesit për maternitet.
Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Ministria e Shëndetësisë në Gaza lëshoi një deklaratë duke theksuar vuajtjet e nënave dhe vajzave në rrip. Sulmet izraelite në Gaza kanë vrarë të paktën 9,000 gra, sipas ministrisë. Mesatarisht, 63 gra vriten në ditë, raportoi të premten Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt (UNRWA) .
Sipas raportit të UNRWA:
- Sulmet e Izraelit në Gaza kanë vrarë mesatarisht 37 nëna në ditë.
- Më shumë se 690,000 gra dhe vajza me menstruacione nuk kanë privatësi dhe kanë akses të kufizuar në produktet sanitare.
- Vetëm 24% e zonave të strehimit të vlerësuara kanë dushe të ndara për burra dhe gra.
- Gati 9 në 10 gra e kanë më të vështirë të aksesojnë ushqimin sesa burrat.
- Në Gaza ka rreth 50 mijë gra shtatzëna, shumë prej të cilave janë në rrezik të kequshqyerjes./vizionplus.tv/