Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla do të shkojnë në Francë më 6 qershor ka njoftuar Pallati Buckingham.

Ky do të jetë udhëtimi i parë i Charles jashtë vendit pasi u bë e ditur se ai vuan nga kanceri.

Monarku 75-vjeçar rifilloi daljet publike më 30 prill ndërsa po trajtohej për kancer.

Sipas njoftimit, ai do të marrë pjesë në një ceremoni në memorialin britanik Verre-sur-Mer në Normandi.

Djali i tij, Princi William, do të marrë pjesë në shërbimin përkujtimor ndërkombëtar në Omaha Beach, së bashku me shumë krerë shtetesh dhe veteranë./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version