Sekretari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi në emisionin “Debat në Shenja”, deklaroi se nuk e di nëse kanë pasur ftesë për të marrë pjesë në Kongresin partiak të VLEN-it.

“Ata janë një Frankeshtajn politik, i zotërit Mickoski, ka marrë disa copa, një atje një atje, po ju bëj një alternativë të BDI-së… Modeli na nuk ia imponojmë askujt, por na jena për bashkim të shqiptarëve, por të jetë autonom, se parti politike UDB ka krijuar mjaft në Maqedoni”, tha mes tjerash Ademi.

Ademi tha se në çdo Kongres të BDI-së është intonuar himni shqiptar, teksa tek VLEN-i nuk ndodhi diçka e tillë.

Ai tha se Izet Mexhiti ka qenë në kongres të BDI-së i është ngritur në këmbë himnit kombëtar.

“Madje madje në kongresin e fundit ka patur një video material, që tregon ecurinë e Maqedonisë, prej para 2001, luftën e 2001 deri te kryeministri shqiptarë, madje kemi patur kritika, që ja BDI nuk po del prej folklorit nacionalist”, deklaroi Ademi.

Share.
Exit mobile version