minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
I mituri vret motrën pas sherrit për dhuratat e Krishtlindjes, më pas qëllohet nga vëllai 15-vjeçar - Shqiperia.info

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Florida. Mediet e huaja bëjnë me dije se një 23-vjeçare u vra nga vëllai i saj 14-vjeçar pas një sherri për dhuratat e Krishtlindjes.

Siç u bë e ditur, pas ngjarjes, vëllai i tretë 15-vjeçar ka qëlluar me armën e tij 14-vjeçarin dhe e ka plagosur.

Policia njofton se sherri që solli vrasjen ka nisur pas një vizite në dyqanet për dhuratat e Krishtlindjeve të dielën.

Ndërsa 14-vjeçari Damarcus Coley ishte në kuzhinë, ai ka nxjerrë pistoletën gjysmë automatike dhe ia ka drejtuar në kokë vëllait të tij 15-vjeçar, Darcus Coley.

Përleshja u ndal nga xhaxhai i fëmijëve, i cili i tha Damarcus të dilte jashtë, ndërsa motra 23-vjeçare e dy djemve, Abrielle Baldëin, gjithashtu u përpoq të qetësonte sherrin.

“Lërini këto gjëra. Çfarë po përpiqeni të bëni? Është Krishtlindje”, thuhet se i tha 23-vjeçarja më të voglit nga vëllezërit. Megjithatë, pak kohë më vonë, 14-vjeçari filloi t’i bërtiste motrës së tij 23-vjeçare , të cilën e qëlloi me plumb. Ajo mbante në dorë foshnjën e saj 10 muajshe në momentin e ngjarjes së rëndë.

Tetë sekonda pas të shtënave, 15-vjeçari qëlloi vëllanë e tij më të vogël dhe më pas e hodhi armën në oborrin e një fqinji duke u përpjekur të fshihej.

14-vjeçari akuzohet për vrasje të shkallës së parë dhe përdorim të paligjshëm të armës, ndërsa vëllai i tij 15-vjeçar akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version