minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
“Festa mbaroi!”, Rishi Sunak përballet me qytetarët e indinjuar nga humbja e thellë: Bëj gati valixhet! - Shqiperia.info

Kryeministri në largim i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak u prit me brohorima nga qytetarë të indinjuar me humbjen e thellë të Konservatorëve në zgjedhjet e mbajtur.

Teksa largohej nga zyrat konservatore këtë mëngjes, ai u përball me një turmë që i kërkonin të bënte gati valixhet e të largohej.

“Bëjini valixhet” brohorisnin jashtë zyrave. Sipas Sky News, të tjerë bërtitën: Festa mbaroi!

BBC raporton se Sunak bisedoi në një takim 40-minutësh me punonjësit e partisë dhe i falënderoi për kontributin e tyre.

Duhet të theksohet se Sunak arriti të rizgjedhej në zonën e tij elektorale pavarësisht humbjes së madhe të konservatorëve.

Share.
Exit mobile version