minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë, u dogjën brenda BMW-së! Një i plagosur rëndë - Shqiperia.info

Dy të vdekur dhe një i plagosur rëndë. Ky është bilanci i një aksidenti tragjik të ndodhur përgjatë Via Casilina,  mes Colleferro dhe Anagni, mbrëmjen e së shtunës 16 mars.

Sipas medieve italiane, dy të rinj me origjinë shqiptare humbën jetën, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.

Dinamika e aksidentit

Tre personat, pak pas orës 22:00, po udhëtonin me një BMW të zezë, e cila ishte raportuar e vjedhur, kur shoferi humbi kontrollin e makinës.

Makina më pas është përmbysur. Personi i plagosur ka dalë nga dritarja.

Pasi ka përfunduar jashtë rrugës, makina ka marrë flakë, dhe dy personat e tjerë janë djegur brenda BMW-së.

Përveç karabinierëve, në vendngjarje kanë ndërhyrë edhe zjarrfikësit dhe ambulancat të cilat nuk kanë mundur të bëjnë gjë tjetër veçse të konfirmojnë vdekjen e dy shqiptarëve.

I plagosuri u transportua në gjendje të rëndë në Colleferro. Trupat u dërguan në morgun e Poliklinikës Tor Vergata ku u identifikuan falë gjurmëve të gishtërinjve.

Sipas asaj që bëri me dije policia, në bagazhin e makinës u gjetën mjete për vjedhje. /vizionplus.tv

 

Share.
Exit mobile version