minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Arrestohen dy shqiptarë në Kakavijë, çfarë zbuluan kontrollet e policisë greke - Shqiperia.info

Dy persona u arrestuan njëri pas tjetrit të martën në pikën kufitare të Kakavijës, kur tentuan të kalonin në Shqipëri.

Efektivët e Departamentit të Kontrollit të Pasaportave konstatuan se njëri ishte i arratisur dhe tjetri në kërkim.

në pranga ra një 53-vjeçar shqiptar, i dënuar nga Gjykata Penale e Patrës me tre vjet e një muaj burg për dhunë në familje.

Gjithashtu u zbulua se për një 29-vjeçar shqiptar kishte një urdhër arresti në pritje për trafik droge.

Ai u arrestua dhe pritet të dalë para gjykatës./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version