minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Opozita në Beograd proteston, kërkohet anulimi i zgjedhjeve dhe mbajtja e votimeve të reja brenda 6 muajve - Shqiperia.info

Mijëra protestues dolën sërish në qendër të Beogradit  për të kërkuar anulimin e zgjedhjeve  të 17 dhjetorit. Tubimi u thirr nga iniciativa civile joformale, ProGlas, e nisur nga figura të njohura publike.

Organizatorët  deklaruan  se  kërkesa e tyre është mbajtja e zgjedhjeve parlamentare dhe lokale brenda gjashtë muajve .Sipas tyre është tradhtuar vullneti elektoral i qytetarëve

Deputetja Marinika Tepic e cila hyri në grevë për disa  ditë beri thirrje  për anulimin e zgjedhjeve dhe më pas u shoqërua për në spital.

Në Serbi janë mbajtur një varg protestash pas zgjedhjeve të 17 dhjetorit, të nxitura nga akuzat për vjedhje elektorale nga Partia Progresive Serbe në pushtet, e cila shpalli fitoren në të gjitha nivelet.

Ndërkohë më herët Komisioni zgjedhor e hodhi poshtë kërkesën e koalicionit “Serbia kundër dhunës” për anulimin e zgjedhjeve./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version