Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres bëri thirrje sot për një armëpushim “të menjëhershëm” në Rripin e Gazës, kthimin e pengjeve dhe një rritje të ndihmave që hyjnë në enklavën e bllokuar palestineze.
“E përsëris apelin tim, apelin drejtuar mbarë botës për një armëpushim të menjëhershëm humanitar, për lirimin pa kushte të të gjithë pengjeve dhe për një rritje të menjëhershme të ndihmave humanitare. Por një armëpushim do të jetë vetëm fillimi. Rruga do të jetë e gjatë për t’u rikuperuar nga shkatërrimi dhe trauma e kësaj lufte”, tha Guterres në një video-mesazh për një konferencë ndërkombëtare donatorësh në Kuvajt./vizionplus.tv
