Close Menu
    What's Hot
    NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”: Uji në Shkup është i sigurt për t’u pirë

    NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”: Uji në Shkup është i sigurt për t’u pirë

    21/07/2025
    NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”: Uji në Shkup është i sigurt për t’u pirë

    QMK: Aktive katër zjarre, tre janë nën kontroll, ndërsa 15 janë shuar

    21/07/2025
    NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”: Uji në Shkup është i sigurt për t’u pirë

    Bashkia e Shkupit: Sot fillon dezinsektimi tokësor në Shkup

    21/07/2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      Po lundronin me jet ski në Ksamil, përplasen me njëri-tjetrin dy vëllezërit francezë

      Po lundronin me jet ski në Ksamil, përplasen me njëri-tjetrin dy vëllezërit francezë

      08/07/2025
      Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën në Devoll, përfundon në spital shoferi

      Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën në Devoll, përfundon në spital shoferi

      08/07/2025
      U mbyt në liqenin e Shkodrës teksa tentonte të ndihmonte dy turistët, vijojnë kërkimet për trupin e pajetë të kapitenit të anijes

      U mbyt në liqenin e Shkodrës teksa tentonte të ndihmonte dy turistët, vijojnë kërkimet për trupin e pajetë të kapitenit të anijes

      08/07/2025
      Fermerët hedhin prodhimin në rrugë: Pikat e grumbullimit i marrin perimet me çmime të ulëta, i shesin shtrenjt

      Fermerët hedhin prodhimin në rrugë: Pikat e grumbullimit i marrin perimet me çmime të ulëta, i shesin shtrenjt

      28/04/2025
      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      28/01/2025
      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      28/01/2025
      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      27/01/2025
      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      09/01/2025
      NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”: Uji në Shkup është i sigurt për t’u pirë

      NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”: Uji në Shkup është i sigurt për t’u pirë

      21/07/2025
      NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”: Uji në Shkup është i sigurt për t’u pirë

      QMK: Aktive katër zjarre, tre janë nën kontroll, ndërsa 15 janë shuar

      21/07/2025
      NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”: Uji në Shkup është i sigurt për t’u pirë

      Bashkia e Shkupit: Sot fillon dezinsektimi tokësor në Shkup

      21/07/2025
      NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”: Uji në Shkup është i sigurt për t’u pirë

      BDI: Largimi i 155 motrave medicinale nga Spitali i Tetovës është akt i turpshëm diskriminues dhe politikisht i motivuar

    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      A trashëgohen traumat ndër breza? Doktoresha: Ka studime që e vertetojnë, por mund të ndalohet

      A trashëgohen traumat ndër breza? Doktoresha: Ka studime që e vertetojnë, por mund të ndalohet

      08/07/2025
      Shtatzënë vetëm me meditim/ Mjekja shqiptare në Zvicër tregon si t’ia arrish edhe në moshë të avancuar

      Shtatzënë vetëm me meditim/ Mjekja shqiptare në Zvicër tregon si t’ia arrish edhe në moshë të avancuar

      08/07/2025
      Pesë ushqimet e shëndetshme që duhet t’i shtoni dietës tuaj, ja cilat janë ato

      Pesë ushqimet e shëndetshme që duhet t’i shtoni dietës tuaj, ja cilat janë ato

      08/07/2025
      Traumat e fëmijërisë apo fat i paracaktuar, çfarë e përcakton jetën tonë sipas shkencës?

      Traumat e fëmijërisë apo fat i paracaktuar, çfarë e përcakton jetën tonë sipas shkencës?

      08/07/2025
      Artemisa Gogollari/ Mjekja nga Përmeti që kaloi nga depresioni në një prej motivueseve më të mëdha në Shqipëri

      Artemisa Gogollari/ Mjekja nga Përmeti që kaloi nga depresioni në një prej motivueseve më të mëdha në Shqipëri

      08/07/2025
    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Bota»A e përballon dot Irani ekonomikisht luftën?
    Bota

    A e përballon dot Irani ekonomikisht luftën?

    21/04/20246 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    A e përballon dot Irani ekonomikisht luftën?
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    A e përballon dot Irani ekonomikisht luftën?

    Irani prej vitesh vuan nga inflacioni i lartë, dobësimi i valutës e pasojat e sanksioneve ndërkombëtare. Masa të reja të perëndimit dhe një konflikt i gjatë ushtarak do ta vendosnin vendin para një krize shumë serioze.

    Në një kohë që SHBA dhe BE duan sanksione të reja kundër Teheranit, vetë vendi do të bjerë në sy me lajme suksesi, si psh. lajmi se Irani ka arritur të shesë naftë më shumë se kurrë më parë në gjashtë vitet e fundit. E kjo megjithë sanksionet e SHBA, që vendosi në vitin 2018 presidenti Trump. Ministri iranian për Naftën, Javad Ovji bëri të ditur në mars, se eksportet e naftës kanë sjellë më shumë se “35 miliardë dollarë” në arkën e shtetit iranian. “Armiqtë e Iranit” duan të ndalin eksportet tona të naftës, por sot ne mund të eksportojmë naftë ku të duam, dhe këtë me oferta shumë të mira, ka cituar Financial Times ministrin iranian.

    Miliarda të ardhura janë shumë të rëndësishmë për vendin që të sigurojë paqen e brendshme sociale. Një pjesë e madhe e popullsisë i vuan drejtpërdrejt pasojat e sanksioneve ndërkombëtare, ato kanë sjellë rënien e fortë të valutës së vendit, rial dhe kanë rritur inflacionin, deri në 40%.

    Profesori i ekonomisë në universitetin amerikan, Virgina Tech, Djavad Salehi-Isfahani, thotë për DW, se ashpërsimi i konflikteve gjeopolitike po ushtron një presion të ri ndaj valutës iraniane duke e zhvlerësuar edhe më shumë atë kundrejt dollarit amerikan. Në muajt e fundit rial humbi 25% të vlerës kundrejt dollarit. “Ky zhvlerësim i kursit të këmbimit reflektohet shpejt në çmime shumë më të larta, sepse Irani importon shumë mallra.” Sipas Salehi-Isfahani, Irani duhet të përgatitet për një periudhë të gjatë me inflacion të lartë.

    Standardi jetësor si në vitin 2005

    Për shkak se Irani nuk i siguron dot vetë artikujt ushqimorë, rënia e vlerës së valutës dhe inflacioni i lartë bëjnë që të rriten ndjeshëm çmimet e ushqimeve. “Kjo ka efekt të fortë tek mirëqenia e pjesës më të varfër të popullsisë, sepse sigurimi i artikujve ushqimorë përbën gjysmën e shpenzimeve të tyre”, thotë eksperti për ekonominë e Lindjes së Mesme.

    Por gjendja është keqësuar edhe për shtresën e mesme në dy dekadat e fundit. “Standardi i jetesës është sërish në nivelin e para 20 viteve për shkak të sanksioneve”, thekson Isfahani. Edhe vëllimi ekonomik ka këtë nivel ndoshta vetëm pak përqind më lartë, thotë eksperti.

    Situata ekonomike e Iranit varet shumë nga eksportet e naftës. Që kur më shumë se 90% e naftës shkon në Kinë, po humbasin gjithnjë e më shumë efektin edhe sanksionet e perëndimit. Prandaj pushtetmbajtësit në Teheran janë shumë të shqetësuar, nëse sektori i naftës, që është burimi kryesor i devizës mund të bëhej objekt i një sulmi si kundërpërgjigje nga ana e Izraelit. Isfahani e formulon kështu situatën në Teheran. “Jam shumë i sigurtë, që ata janë shumë të shqetësur, sepse një luftë, që mund të dëmtojë edhe infrastruktrën për eksportet e naftës do të ishte një goditje e rëndë për ekonominë.” Pas shokut që shkaktuan sanksionet e vendosura nga SHBA në vitin 2018, Irani ka arritur ndërkohë sërish 80% të sasisë së eksportit të atëhershëm. Por kjo nuk ka çuar në përmirësimin e jetesës për popullsinë, pasi shumica e burimeve financiare shkojnë për forcimin ushtarak të vendit dhe masa të tjera të regjimit të mullahëve.

    Korrupsion dhe mungesë transparence

    Shumë para zhduken po ashtu në strukturat jo transparente të pushtetmbajtësve shiitë në Teheran. Në indeksin e Transparency International për perceptimin e korrupsionit, Irani zë vendin e 149 nga 180 vende. Shumë i paqartë është edhe roli i Gardës së Revolucionit, një ushtri paralele, dhe ai i fondacioneve fetare, që kontrollojnë pjesë të rëndësishme të ekonomisë iraniane. Ata nuk paguajnë tatime, nuk duhet të paraqesin bilance ekonomike dhe janë të varura direkt nga kreu politik dhe fetar i Republikës Islamike, Ajatollah Ali Khamenei.

    Për ekspertin e Lindjes së Mesme, Martin Beck nga Universiteti i “Southern Denmark” (SDU) ekonomia e Iranit përbëhet nga një “përzierje e sferës politike dhe ekonomike që nxit një politikë klienteliste dhe të shpërndarjes që është e lidhur ngushtë me korrupsionin.”

    Megjithëse të ardhurat nga shitja e naftës janë stabilizuar në vitet e fundit, Irani është gjithçka tjetër, por jo një fuqi ekonomike. Megjithëse popullsia e tij me 88 milionë banorë është gati 10 herë më e lartë se ajo e armikut të tij të vjetër, Izraelit me 9 milionë banorë, vëllimi i ekonomik i Iranit me 413 miliardë dollarë është dukshëm më i ulët se ai i Izraelit, me 525 miliardë dollarë. Kështu se si do të zhvillohet ekonomia e vendit, varet shumë nga efekti i sanksioneve të reja perëndimore, nëse ato do arrinin t’i ulnin ndjeshëm eksportet e naftës.

    Eksportet e naftës vendimtare

    Teherani ia ka dalë në tre muajt e parë të këtij viti të shesë mesatarisht 1,56 milionë fuçi nafte në ditë, dhe gati të gjithën tek Kina. Kjo ka qenë vlera më e lartë e shitjeve që nga viti 2018. “Iranianët e zotërojnë mirë artin e anashkalimit të sanksioneve”, citohet Fernando Ferreira i “Rapidan Energy Group” nga gazeta Financial Times. “Nëse qeveria e Bidenit do të arrijë vërtet diçka këtu, ajo duhet që ta vendosë fokusin tek Kina.”

    SHBA vetë është ndërkohë shumë më e pavarur nga eksportet e naftës nga Lindja e Mesme. Megjithatë ashpërsimi i sanksioneve kundër Iranit do të çonte në rritje të çmimit të naftës në tregjet botërore dhe do të kishte pasoja edhe në rritjen e inflacionit. Për presidentin Biden në këtë vit zgjedhor kjo do të thoshte t’i hapte vetë derën rivalit të tij, Donald Trump.

    Por pavarësisht, nëse sanksionet shkallëzohen ose jo – Do të ishte ekonomia e Iranit gati të përballonte një shkallëzim të konfliktit me Izraelin? Përgjigja e profesorit të ekonomisë,  Djavad Salehi-Isfahani është e qartë: “Në tërësi ajo nuk është gati për një konflikt të gjatë luftarak. Prandaj ata (pushtetmbajtësit në Teheran, shën.red.) kanë treguar shumë kujdes të mos përzihen shumë në luftën e Gazës. Dhe sulmi kundër Izraelit ishte më shumë një gjë simbolike, se sa një sulm që donte vërtet të sillte dëme.”/DW/ 

    Lexo edhe:

    1. Mbrojtja ajrore e Ukrainës: Garë armatimi me Rusinë
    2. Mungesa e fuqisë punëtore pengon ekonominë gjermane
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    EMRI-FOTO/ I shpëtoi plumbave në 1997-ën në Shqipëri, ndërron jetë gazetari i njohur italian

    EMRI-FOTO/ I shpëtoi plumbave në 1997-ën në Shqipëri, ndërron jetë gazetari i njohur italian

    17/05/20242 Mins Read
    Zelensky nënshkruan ligjin që lejon të dënuarit të shërbejnë në ushtrinë ukrainase

    Zelensky nënshkruan ligjin që lejon të dënuarit të shërbejnë në ushtrinë ukrainase

    17/05/20241 Min Read
    Vritet ushtari spanjoll në stërvitjen e NATO-s në Poloni

    Vritet ushtari spanjoll në stërvitjen e NATO-s në Poloni

    22/04/20241 Min Read
    Dy turistë spanjollë u sulmuan dhe dhunuan, gruaja u përdhunua në grup nga 7 burra në Indi

    Dy turistë spanjollë u sulmuan dhe dhunuan, gruaja u përdhunua në grup nga 7 burra në Indi

    03/03/20243 Mins Read
    Parlamenti turk debaton për pranimin e Suedisë në NATO

    Parlamenti turk debaton për pranimin e Suedisë në NATO

    26/12/20232 Mins Read
    Top Posts
    NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”: Uji në Shkup është i sigurt për t’u pirë

    NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”: Uji në Shkup është i sigurt për t’u pirë

    21/07/2025
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    26/12/2023
    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    26/12/2023
    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”: Uji në Shkup është i sigurt për t’u pirë Maqedonia

    NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”: Uji në Shkup është i sigurt për t’u pirë

    21/07/20251 Min Read

    Uji për pije në Shkup është i sigurt dhe cilës, konfirmon raporti javor laboratorik i…

    NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”: Uji në Shkup është i sigurt për t’u pirë

    QMK: Aktive katër zjarre, tre janë nën kontroll, ndërsa 15 janë shuar

    21/07/2025
    NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”: Uji në Shkup është i sigurt për t’u pirë

    Bashkia e Shkupit: Sot fillon dezinsektimi tokësor në Shkup

    21/07/2025
    NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”: Uji në Shkup është i sigurt për t’u pirë

    BDI: Largimi i 155 motrave medicinale nga Spitali i Tetovës është akt i turpshëm diskriminues dhe politikisht i motivuar

    21/07/2025
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Skandali në koncertin e Coldplay, dalin pamje të reja të nxehta

    Skandali në koncertin e Coldplay, dalin pamje të reja të nxehta

    20/07/2025
    Vesa Luma me dedikim emocionues për Armend Rexhepagiqin pas koncertit: Jemi me fat që jetojmë në të njëjtën kohë me ty

    Vesa Luma me dedikim emocionues për Armend Rexhepagiqin pas koncertit: Jemi me fat që jetojmë në të njëjtën kohë me ty

    20/07/2025
    Dafina Zeqiri: Jam shumë e emocionuar, nder e respekt për të gjitha nënat që sakrifikojnë gjithçka – jeni superheroina

    Dafina Zeqiri: Jam shumë e emocionuar, nder e respekt për të gjitha nënat që sakrifikojnë gjithçka – jeni superheroina

    20/07/2025
    Me te lexuara
    NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”: Uji në Shkup është i sigurt për t’u pirë

    NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”: Uji në Shkup është i sigurt për t’u pirë

    21/07/2025
    NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”: Uji në Shkup është i sigurt për t’u pirë

    QMK: Aktive katër zjarre, tre janë nën kontroll, ndërsa 15 janë shuar

    21/07/2025
    NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”: Uji në Shkup është i sigurt për t’u pirë

    Bashkia e Shkupit: Sot fillon dezinsektimi tokësor në Shkup

    21/07/2025
    © 2025 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.