Author: shqiperia

AC Milan ende nuk është tërhequr nga Ardon Jashari, por brenda disa ditësh mund të detyrohet ta mbyllë këtë pistë. Telenovela e gjatë rreth të ardhmes së Jasharit vazhdon, por nuk pritet të zgjasë shumë. Negociatat nuk mund të shtyhen pafund, sidomos tani që nesër fillon gushti, prandaj një vendim përfundimtar duhet të merret brenda pak ditësh. “La Gazzetta dello Sport” raporton se Club Brugge vazhdon të mbajë një qëndrim të fortë mbrojtës dhe, ndonëse jo zyrtarisht, ka refuzuar edhe ofertën më të fundit të Milanit prej 33.5 milionë eurosh plus bonuse të lehta për t’u realizuar. Megjithë refuzimin e…

Lexo më shumë

VLEN i është përgjigjur akuzave të BDI-së në lidhje me respektimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve nga Qeveria e RMV-së. Nga VLEN thonë se akuzat e BDI-së janë hipokrozi, pasi siç theksojnë, BDI ka qenë arkitekti i viteve të heshtjes institucionale për gjuhën shqipe. “E vërteta është kjo: BDI nuk ka asnjë të drejtë morale të flasë për përdorimin e gjuhës shqipe. Në kohën e tyre, gjuha shqipe ishte e pranishme vetëm në premtime, në ndërkohë që komunikimi ndërinstitucional dhe dokumentet zyrtare funksiononin vetëm në një gjuhë, maqedonisht”. Lexo po ashtu BDI: Qeveria po shkel Ligjin për përdorimin e…

Lexo më shumë

Këngëtari Blero, ka nisur një lidhje të re dashurie. E për audiencën vendosi të ndajë një pjesë nga biseda e tyre e përditshme. “Më mungon shumë dhe dua të martohen me ty. Unë thash PO, pa m’vet hiq”, shkroi ajo duke e shoqëruar me emoji duke qeshur. “Përgjithmonë”, shkroi këngëtari krahas fotografisë, ku siç duket po e shijon këtë lidhje në maksimum. Blero në lidhje të re dashurie, publikon bisedën me të dashurën / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Lexo më shumë

Komisioni Parlamentar për Zgjedhjet dhe Emërimet vendosi sot për të hapur konkurs për emërimin e një kryetari dhe anëtari të ri të KSHPK-së, pas dorëheqjes së Tatjana Dimitrovskës. Kryetarja e Komisionit Kundër Korrupsionit, Dimitrovska, paraqiti dorëheqjen e saj më 25 korrik, dhe më 29 korrik, Kuvendi i Maqedonisë konfirmoi dorëheqjen e saj, pasi Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar ngriti akuza kundër saj për dy vepra penale “për zbulimin e një sekreti zyrtar” ish-drejtorit të HCE-it të Negotinës, Nebojsha Stojanoviq, i akuzuar në rastin “Aditiv”, dhe për “falsifikim kompjuterik” sepse një auditor nga Enti Shtetëror për Auditim kaloi testin…

Lexo më shumë

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, ka folur për iniciativën për të vendosur pllakë përkujtimore për nder të viktimave në zjarrin tragjik në Spitalin e Tetovës, ndërsa tha se kjo iniciativë sot ka kaluar në Këshillin e Komunës së Tetovës. Kasami theksoi se iniciativa formalisht ka ardhur nga Ministria e Shëndetësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Do të jem pjesë e kësaj iniciative. Është e përbashkët nga Komuna e Tetovës, Spitalit dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Formalisht është dërguar në komunë nga Ministria e Shëndetësisë dhe sot kaloi dhe u miratua nga këshilli komunal”. “Ministria e Shëndetësisë iniciativën për parkun e ka…

Lexo më shumë

Klubi Futbollistik Trepça’89 ka zyrtarizuar sot transferimin  e sulmuesit të talentuar Rinor Jahmurataj. “Jahmurataj është një emër i njohur për tifozët e futbollit vendor – një lojtar me shpërthim, driblime të shpejta dhe aftësi për të krijuar rrezik në krahët e sulmit”, thuhet në njoftimin e klubit. Ai tashmë është bërë pjesë e skuadrës në fazën përgatitore dhe pritet të jetë një krah i fortë i skuadrës për sezonin 2025/26. Në të kaluarën, Rinori ka shkëlqyer me fanellën e Besa Pejës, ku u dallua si një ndër lojtarët më aktivë dhe më të rrezikshëm në fazën sulmuese. “Jam i lumtur…

Lexo më shumë

Prokurorja Lence Ristoska ka reaguar pasi qeveria tërhoqi listën e tre kandidatëve në garën për gjyqtar në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg pa dhënë shpjegime. “Duke pasur parasysh që qeveria refuzon të japë sqarime se cilat kritere nuk i përmbushim si kandidatë, gjë që është në kundërshtim me rekomandimet e Këshillit të Evropës, do të doja të sqaroja disa gjëra. Gjatë dy muajve të fundit, kam pasur indikacione se duhet të tërheq kandidaturën time për gjyqtar në gjykatën e Strasburgut, dhe në të njëjtën kohë, një fushatë shpifëse kundër meje po kryhej publikisht. Prandaj, lëvizja e Qeverisë…

Lexo më shumë

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, sot ka folur për afatet për shpalljen e zgjedhjeve lokale, si dhe zgjedhjen e Avokatit të Popullit dhe kryetarin e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit. Ai tha se pret që zgjedhjet lokale të shpallen në afatin e fundit ligjor. Jemi në afat të ngushtë për zgjedhjen e Avokatit të Popullit dhe kryetarit të Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, kështu që do të shohim që të shpallim zgjedhjet në afatin e fundit ligjor”. ““Për shkak të kësaj që e tash pak më herët në lidhje me afatet që zgjasin për Avokatin e Popullit dhe kryetarit të…

Lexo më shumë

Zv.kryeministri i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, në intervistë për “Euronews Albania” konfirmoi se do të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Çairit nga koalicioni VLEN. Ai tha se çdo herë që ka garuar në Çair, ka dalë fitues, ndërsa në këto zgjedhje pret konfirmim të fitores së VLEN-it, njofton Telegrafi Maqedoni. “Po, do të kandidoj, do të jem kandidat për kryetar komune të Komunës së Çairit. Jam kryetari i parë i Çairit që kam qenë në detyrë për 13 vjet. Kam qenë zëvendëskryeministër i parë për gati një vit tani, por vlerësimet dhe analizat…

Lexo më shumë

Sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, Maqedonia e Veriut në pesë muajt e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ka shënuar rritje të qarkullimit turistik dhe një rritje të numrit të turistëve nga vendet e Evropës Perëndimore si Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar. U regjistrua një rritje prej 23.6 përqind e turistëve të huaj dhe një rritje prej 18.7 përqind e qëndrimeve me netë. Në pesë muajt e parë të vitit 2025, xhiroja turistike në Maqedoni shënoi një rritje të ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të…

Lexo më shumë