Author: shqiperia

Sunny Hill Festival 2025 shënoi një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore dhe muzikore në Kosovë, duke e vendosur sërish Prishtinën në qendër të vëmendjes ndërkombëtare. Ky festival, i cili tashmë është kthyer në një simbol të fuqishëm të identitetit urban dhe rinor të vendit, jo vetëm që solli yje botërore në skenën kosovare, por gjithashtu solli të hyra për Prishtinën. Përvec imazhit global, kosovarët fituan edhe para nga të huajt që erdhën ta kënaqin shpirtin me muzikë. Madje një pjesë e fitimeve shkoi edhe në rajon. Nëse dikush e përjetoi më së shumti fluksin e festivalit, ishin taksistët që…

Lexo më shumë

Pas përfundimit të festivalit “Sunny Hill” në Kosovë, këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, ka nisur pushimet në Shqipëri, shkruan Reporteri.net. Në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka publikuar një fotografi nga perëndimi i diellit, teksa ka shkruar “Mbërriva në shtëpi në kohë për këtë perëndim të mrekullueshëm”. Dua ka qëndruar deri sot në Kosovë. “Mbërriva në shtëpi…” – pas përfundimit të Sunny Hill, Dua Lipa nis pushimet në Shqipëri / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Lexo më shumë

Deputeti i LSDM-së, Blagoj Boçvarski, kritikoi qeverinë aktuale lokale dhe qendrore të udhëhequr nga OBRM-PDUKM për premtimet e saj të pambajtura. “Gjatë të gjitha kontakteve me qytetarët, ata thonë se ndihen absolutisht të mashtruar nga ajo që u premtua nga OBRM-PDUKM. Premtimet e mëdha nuk janë përmbushur”, tha Boçvarski. Ai theksoi se OBRM-PDUKM, e cila qeveris Shkupin dhe shumë komuna të tjera që nga viti 2021, nuk i ka përmbushur premtimet kryesore, siç janë autobusët e rinj, transporti publik më i mirë apo një cilësi më e mirë jetese. “A morën qytetarët autobusë të rinj elektrikë? A janë përmirësuar kushtet…

Lexo më shumë

Puna e ardhshme si trajner e Zinedine Zidane është “vendosur” dhe një njoftim zyrtar është “shumë afër”. Zidane është pa ekip që nga maji 2021, kur dha dorëheqjen nga Real Madridi për herë të dytë në karrierën e tij si trajner. 53-vjeçari, i cili luajti për Realin nga viti 2001 deri në 2006, fitoi tre Liga të Kampionëve radhazi dhe një titull në La Liga gjatë periudhës së tij të parë si trajner mes viteve 2016 dhe 2018. Ai u largua në maj 2018, por u rikthye pas vetëm dhjetë muajsh, duke siguruar edhe një titull të dytë në La…

Lexo më shumë

Moti nesër do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Pasdite, kryesisht në pjesët veriore, do të ketë raste të izoluara të paqëndrueshmërisë me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Do të ketë erëra të moderuara, herë pas here të forta nga veriu, informon DPHM. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 11 deri në 18 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 27 deri në 35 gradë. Në Shkup, me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Pasdite, në disa pjesë të luginës, do të ketë kushte për shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima afatshkurtra. Në…

Lexo më shumë

Gara për komunat duket të jetë shumë e rëndësishme për partitë politike. Madje, disa ministra do ta braktisin pushtetin qendror për të drejtuar me komuna. Kjo mund të jetë shkas për një rikonstruim të qeverisë në vjeshtë. Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti do të garojë për Çairin ballë për ballë ndaj Bujar Osmanit, kandidat i Frontit Evropian. E nëse fiton, në vend të tij si zëvendëskryeministër do të vjen deputeti Bekim Sali. “Pasi që Ministrat aktual ti marrin mandatet e kryetarëve të komunave dhe besimin e popullit, pastaj ne do të iniciojmë ndryshime ose reformatim të qeverisë. Padyshim që do…

Lexo më shumë

Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për themelimin e shkollës fillore “Azem Morana” në fshatin Moranë të Komunës së Studeniçanit. Zv.kryeministri Izet Mexhiti theksoi se vendimi përbën nderim për sakrificën. Është ngjallje e kujtesës për një figurë të ndritur kombëtare, që dha gjithçka për arsimin shqip dhe idealin e lirisë. ““Shkolla “Azem Morana” do të jetë një tempull kujtese, një burim frymëzimi, një fener që do të ndriçojë rrugën e brezave të rinj drejt dijes dhe ndërgjegjes kombëtare. Ky vendim është borxhi ynë i vonuar ndaj një njeriu që e deshi arsimin aq sa jetën, dhe që për…

Lexo më shumë

MPB Maqedoni njofton se ka zhvilluar bisedë zyrtare me disa të dyshuar për ngjarjet në Kumanovë, në ndeshjen e basketbollit në mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë. “Lidhur me ndeshjen e basketbollit që u zhvillua më 02.08.2025 në Pallatin e Sporteve në Kumanovë, disa të dyshuar tashmë janë thirrur në Departamentin e Policisë së Kumanovës dhe është kryer një intervistë zyrtare, ndërsa pas analizave të kryera në koordinim me Prokurorinë Publike të Kumanovës, do të merren masa specifike ligjore kundër personave të përfshirë, përfshirë edhe ndjekje penale. Sot, oficerët e policisë së Sektorit të Punëve të Brendshme Kumanovë e privuan…

Lexo më shumë

Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ane Lashkoska dhe Kryetari i Komunës së Gjevgjelisë, Andon Saramandov, sot morën pjesë në fillimin zyrtar të aktiviteteve ndërtimore për ndërtimin e rrjetit të furnizimit me ujë, kanalizimit fekal dhe të ujërave të shiut në Bllokun Urban 4.4 në Komunën e Gjevgjelisë. Qëllimi i këtij projekti të rëndësishëm është të sigurojë ujë të pijshëm cilësor, të pranojë ujërat fekale nga ndërtesat në këtë pjesë të qytetit, si dhe pranimi i ujërave atmosferike. Me zbatimin e tij, do të ofrohen shërbime më të mira komunale dhe do të përmirësohet cilësia e jetës së mbi…

Lexo më shumë

AC Milan ka arritur marrëveshje me Club Brugge për transferimin e mesfushorit Ardon Jashari, pas negociatave të gjata mes palëve. Brugge ka pranuar ofertën përfundimtare prej 39 milionë eurosh, ndërsa lojtari është autorizuar të udhëtojë për testet mjekësore në Itali. Sipas raportimit të gazetarit të njohur italian, Fabrizio Romano, Jashari kishte prioritet kalimin te Milan, duke refuzuar oferta nga klube të Premier League dhe Bundesligës. Me këtë marrëveshje, saga e gjatë e transferimit përfundon, ndërsa Milan siguron një nga objektivat kryesorë të merkatos. Romano: Ardon Jashari transferohet te AC Milan / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Lexo më shumë