Author: shqiperia
MPB Maqedoni njoftojnë se në periudhë brenda një muaji kanë shqiptuar 161 gjoba për errësim të xhamave të veturave në mënyrë të paligjshme. “Gjatë periudhës nga 1 deri më 31 korrik 2025, Sektori për Punë Rrugore pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ka kryer kontrolle të trafikut në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të sanksionuar drejtuesit e automjeteve që nuk përmbushin kushtet e përcaktuara ligjërisht në lidhje me errësimin e xhamave të automjeteve. Gjatë kontrolleve janë sanksionuar gjithsej 161 pjesëmarrës në trafik. Të gjithë shkelësve u janë përgatitur parashtresa përkatëse”, thonë mes tjerash nga MPB. Nga MPB…
BDI: Nipi i Zeqirija Ibrahimit, i vetmi shqiptar i pranuar në konkursin skandaloz për Ushtri
Bashkimi Demokratik për Integrim në një kumtesë për media ka reaguar për punësimet në Armatën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa thonë se i vetmi shqiptar i pranuar nga 74 kandidatë është Jasir Ibrahimi, nip i kryetarit të Alternativës, Zeqirija Ibrahimi. Nga BDI thonë se kjo përzgjedhje selektive ka ndodhur pavarësisht faktit se dhjetëra të rinj shqiptarë të diplomuar kishin aplikuar në konkursin e shpallur në maj. “Të gjithë, përveç një familjari të një funksionari të lartë partiak në pushtet, janë eliminuar gjatë testit psikologjik apo fizik. Vetëm nepotizmi kalon “testin”, jo aftësia, jo përgatitja. Kjo është një goditje e rëndë…
Ardon Jashari zbarkoi mbrëmë në Milano pas arritjes së marrëveshjes mes Club Brugge dhe Milanit për transferimin e tij në “San Siro”. Ylli shqiptar mbërriti në qytetin e modës rreth orës 23:00, ndërsa u prit nga gazetarët dhe nga disa tifozë Kuqezi, të cilët i dhanë kurajë që nga momentet e para. “Shumë i lumtur, shumë i lumtur”, ishin fjalët e para të Jasharit në Milano, teksa “Rossoneri” e fituan betejën dymuajshe për ta sjell atë në ekip. 23 vjeçari thuhet se i ka kushtuar Milanit në total 39 milionë euro, përfshirë këtu edhe bonuset. Ai do t’ju nënshtrohet kontrolleve…
MPB Maqedoni njofton se dje (05.08.2025), pas një urdhri të mëparshëm të lëshuar nga Gjykata Themelore e Koçanit, oficerë policie nga Departamenti i Punëve të Brendshme i Koçanit kryen kontroll në shtëpinë dhe lokalet ndihmëse që i përdorte E.H.H. (43) nga Koçani. Siç njoftojnë nga MPB, gjatë kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan dy mulli metali dhe marihuanë, ndërsa E.H.H. u privua nga liria dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të ngrihen akuza përkatëse. “Gjithashtu, më 05.08.2025, pas një urdhri të mëparshëm të lëshuar nga Gjykata Themelore e Koçanit, u krye kontroll në shtëpinë e I.R. (29) nga…
Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. Nga LAMM thonë se për shkak të pushimeve verore, ka frekuencë të shtuar të automjeteve, në pikat kufitare Bogorodicë dhe Tabanocë, ku koha e pritjes është rreth 10 minuta, në pikat e tjera kufitare në anën e RMV-së, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. “Për shkak të zbatimit të projektit “Ndërtimi i Seksionit Rrugor Gradsko – Drenovë”, pjesë e Korridorit 10d, do të ketë një ndryshim të përkohshëm të regjimit të trafikut…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Pasdite, kryesisht në pjesët veriore, do të ketë raste të izoluara të paqëndrueshmërisë me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Do të ketë erëra të moderuara, herë pas here të forta nga veriu. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 11 deri në 18 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 27 deri në 35 gradë. Në Shkup, me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Pasdite, në disa pjesë të luginës, do të ketë kushte për shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima afatshkurtra. Në disa pjesë…
Disa muaj pas vrasjes së boksierit profesionist Besar Nimani, një vëlla dhe një motër e tij janë në gjyq. Çështja përfshin një gjakmarrje të dyshuar, transmeton albinfo.ch. Vëllai i tyre u vra me 16 të shtëna në qendër të Bielefeldit – muaj më vonë, ata dyshohet se morën armët për t’u hakmarrë ndaj familjes së autorit të krimit. Procesi gjyqësor për një gjakmarrje të dyshuar filloi të martën (5 gusht 2025) në Gjykatën e Landit të Bielefeldit. Prokuroria akuzon vëllain dhe motrën e të ndjerit, për tentativë vrasjeje. Në shkurt të këtij viti, vëllai dhe motra dyshohet se qëlluan mbi…
Në orët e para të 5 gushtit 1962, bota u trondit nga një lajm i dhimbshëm. Marilyn Monroe, ikona e padiskutueshme e një epoke, u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Brentwood të Los Anxhelosit. Ajo ishte vetëm 36 vjeç. Vdekja e saj tronditi opinionin publik dhe ndezi një mori teorish e debatesh që nuk janë shuar as pas më shumë se 60 vjetësh. Autoritetet e cilësuan si një vetëvrasje të mundshme, por rrethanat e natës fatale mbeten enigmatike dhe vazhdojnë të ngjallin pikëpyetje. Mbrëmjen e 4 gushtit 1962, Monroe ndodhej në shtëpinë e saj në Fifth Helena…
Çmimet e shërbimeve të gastronomisë në restorante, kafene dhe hotele në vend, në korrik të këtij viti kanë qenë për 5 për qind më të larta krahasuar me korrikun e vitit të kaluar – ka matur Enti Shtetëror i Statistikave. Krahasimi midis korrikut të vitit të kaluar dhe korrikut të këtij viti tregon se qytetarët kanë paguar 8,1% më shumë për ushqim në objektet e gastronomisë. Çmimet e pijeve alkoolike janë rritur për 8,4%, ndërsa të pijeve joalkoolike për 6,1%. Të dhënat tregojnë se për shtatë muajt e këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, çmimet…
Në dy muajt e parë të vitit 2025 eksporti 1.299 miliard, ndërsa importi 1.834 miliard euro
Në dy muajt e parë të vitit vendi ka eksportuar mallra me vlerë prej gjithsej 75.650,4 milion denarë ose 1,229 miliard euro, që është 1,6 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Në janar dhe shkurt të këtij viti në vend, përsëri, gjithsej janë importuar mallra me vlerë prej 112.862,3 milionë denarë ose 1,834 miliardë euro, që është 4,9 për qind më shumë krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të kaluar. Me këtë, deficiti tregtar në dy muajt e parë të këtij viti arrin në 37.211,8 milionë denarë ose 604,7 milionë euro, ndërsa mbulimi…