Author: shqiperia

MPB njofton se ka ndërmarrë masa ndaj personave të cilët me veturë po bënin video të rrezikshme nëpër qytetin e Shkupit. Në video shihet se disa të rinjë njëri prej të cilëve ishte në pjesën e përparme të veturës bënin video për rrjetet sociale. “Lidhur me videon që u nda në rrjetet sociale, Ministria e Punëve të Brendshme njofton publikun se janë ndërmarrë masa dhe aktivitete të menjëhershme dhe personat janë gjetur, është kryer një intervistë zyrtare dhe kundër tyre do të ngrihen raporte përkatëse në përputhje me Ligjin për Sigurinë në Trafikun Rrugor dhe Ligjin për Automjetet. Ndaj shoferit…

Lexo më shumë

Prokurori Publik i Prokurorisë Themelore Publike të Gjevgjelisë lëshoi një Urdhër për të zhvilluar një procedurë hetimore kundër një personi të dyshuar për kryerjen e një vepre penale “Prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Njëkohësisht, ai dyshohet edhe për veprën “Sekuestrim ose shkatërrim të një vule zyrtare ose dokumenti”. “I dyshuari, në shtëpinë e tij në Gjevgjeli, mbante në mënyrë të paautorizuar 26.42 gramë drogë narkotike kokainë me qëllim shitjeje. Drogat dhe disa sende të tjera me gjurmë kokaine u gjetën më 1 gusht, gjatë një kontrolli të xhaketës së tij të varur në…

Lexo më shumë

Zjarri në fabrikën “Mirana” është lokalizuar, por në disa vende ende ka tym të lehtë. Për të parandaluar rindezjen, zjarrfikësit dhe shërbimet e tjera janë ende në terren, njoftojnë këtë mëngjes nga Qendra e Menaxhimit të Krizave (QMK). Sipas gjetjeve fillestare nga SPB e Velesit, një depo (që përmbante paketime plastike, frigoriferë, etj.) dhe ambiente zyrash (dokumentacion dhe materiale të tjera) ishin në flakë. Tre automjete zjarrfikëse nga SPB e Velesit me ekipe me tre turne (numri i saktë i zjarrfikësve nuk u specifikua nga oficeri në detyrë), një automjet nga Ndërmarrja Publike e Shërbimeve “Derven” dhe dy automjete speciale…

Lexo më shumë

VLEN sot deputetin e BDI-së, Blerim Bexheti e ka cilësuar si krijuesi të sistemit të pandëshkueshmërisë. “Kur sot Blerim Bexheti dhe partia e tij BDI flasin për drejtësi dhe institucione, opinioni ka të drejtë t’i pyesë: ku ishin ata kur ndërtohej sistemi që i mbulonte tragjeditë dhe krimet ndaj shqiptarëve? Pikërisht Blerim Bexheti, si ish-ministër i drejtësisë, së bashku me Sasho Mijalkovin, emëronte dhe përzgjidhte gjyqtarët dhe prokurorët që më pas heshtnin, mbulonin dhe nuk vepronin në rastet që tronditën tërë opinionin: Për rastin “Monstra”, ku shqiptarët u akuzuan padrejtësisht si terroristë; Për “Lagjen e Trimave”, ku u vranë 10…

Lexo më shumë

Ish-kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska ka kritikuar anëtarët e qeverisë të cilët bartin funksione, ndërsa në të njëjtën kohë kanë shpallur kandidaturat e tyre për kryetar komunash. “Nuk është e ndaluar me ligj, por ekziston një kod etik që vlen për anëtarët e Qeverisë, i cili thotë se nëse “anëtarët e Qeverisë kanë ndërmend të marrin pjesë në zgjedhje, ata duhet të njoftojnë Kryeministrin dhe anëtarin e Qeverisë i cili është përgjegjës për monitorimin e kodit të etikës”. Pjesëmarrësit ose kandidatët në zgjedhje duhet të jenë të vetëdijshëm se përparësia është funksioni që kryejnë, jo interesi partiak ose kandidatura. Ata…

Lexo më shumë

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i paqëndrueshëm dhe me reshje të shiut. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 12 deri 19, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 24 deri 29 gradë celsius. Të mërkurën moti do të jetë i paqëndrueshëm dhe do të fryjë një erë e fortë nga drejtimi verior./Telegrafi/ Moti sot në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Lexo më shumë

Victoria Beckham mund të jetë ikonë mode, stiliste dhe ish-anëtare e grupit legjendar Spice Girls, por gjatë pushimeve ajo ruan një rregull të artë: disiplina nuk pushohet kurrë. Në një intervistë të fundit për revistën Allure, Beckham zbuloi se edhe gjatë pushimeve në plazh, ajo zgjohet herët për të ushtruar, ndjek një regjim të rreptë të kujdesit për lëkurën dhe nuk i ndahet kurrë filtrave të saj natyralë SPF me bazë minerale. “Për mua, të relaksohesh nuk do të thotë të heqësh dorë nga rutina, por ta ndjekësh me më shumë dashuri ndaj vetes,” thotë ajo. Stilistja britanike e ka…

Lexo më shumë

Hudhra është “aleate” kundër shumë sëmundjeve. Ajo ndihmon në mirëmbajtjen e funksionit dhe shëndetit të zemrës. Hudhra pakëson gjasat e shfaqjes së tumoreve dhe lufton infeksionet. Vlerat më të mira, hudhra i ofron nëse konsumohet e gjallë, sepse gatimi tjetërson të gjithë përbërësit mirëbërës të kësaj barishteje. Koha më e mirë për të ngrënë hudhrën Ekspertët thonë se koha më e mirë për të ngrënë hudhrën është përpara se të flini ose herët në mëngjes kur bakteret në stomak janë në gjendje të brishtë. Çfarë ndodh në organizëm nëse hani hudhër në mbrëmje Përfitimet e konsumit të hudhrës në mbrëmje…

Lexo më shumë

Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA) ka dënuar ashpër dhe ka hapur një hetim për thirrjet ksenofobike kundër shqiptarëve në ndeshjen e basketbollit midis ekipeve kombëtare të Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë që u zhvillua më 3 gusht në Kumanovë. “Kjo është një temë me rëndësi të lartë për FIBA-n. Ju informojmë se ngjarjet që ju përmendni janë aktualisht objekt i një hetimi të hapur nga FIBA”, thuhej në përgjigjen për Radion Evropa e Lirë. Përgjigja me shkrim thotë se në këtë fazë Federata Ndërkombëtare e Basketbollit po mbledh raportet dhe deklaratat përkatëse, në bashkëpunim të ngushtë me Federatat Kombëtare të…

Lexo më shumë

Drejtoria për të Ardhura Publike njoftoi se në korrik është realizuar rritje e dukshme e pagesës në bazë të tatimeve dhe kontributeve sociale për pothuajse 37,4 milionë euro në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. “Pagea e përgjithshme e tatimeve (tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH), tatimi mbi të ardhurat personale (TAP) dhe tatimi mbi të ardhurat e korporatave (TAK)) arritën në 14,344 milionë denarë, ose afërsisht 233 milionë euro, që është një mbledhje rekord mujore deri më tani. Mbi këtë bazë, u arrit një rritje prej 922 milionë denarësh ose rreth 15 milionë eurosh, që është…

Lexo më shumë